Futboll
Dilema për kapitenin e Zvicrës
Një ndarje përafërsisht e barabartë, ku 47% e votuesve kanë menduar se lojtarët nuk do ta kryejnë më këtë gjest dhe 53% mendojnë se “shqiponja” do të përsëritet si pasojë e emocioneve të lojtarëve
Te Përfaqësuesja e Zvicra është qetësuar paksa situata pasi Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner kërkuan falje, pasi bënë festuan me shqiponje në Rusi. Ata festuan pas golit të Shaqirit, i cili shënoi në minutën e 90-të ndaj Serbisë.
Futbollistët u shprehën se nuk do ta bëjnë më këtë veprim dhe se tani i përket së shkuarës.
Por, “Blick” ka bërë një sondazh ku ndjekësit e faqes pyeten nëse fjalët e lojtarëve do të jenë të vërteta dhe nuk do ta kryejnë më, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, duket se edhe në Zvicër janë të ndarë në këtë qëndrim. Një ndarje përafërsisht e barabartë, ku 47% e votuesve kanë menduar se lojtarët nuk do ta kryejnë më këtë gjest dhe 53% mendojnë se “shqiponja” do të përsëritet si pasojë e emocioneve të lojtarëve.
Veprimi i Xhakës nuk ka kaluar pa pasoja, sepse ai ishte kandidat për shiritin e kapitenit, por trajner Vladimir Petkoviq theksoi se ai mbetet në vendin e dytë, ku pritet që kapiten të jetë portieri Yann Sommer.
Mesfushori shqiptar është kritikuar shumë kohët e fundit në Zvicër, pasi bëri shqiponjën, por edhe që nuk e këndon himnin e Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











