Kosova

Digjet një veturë në Leposaviq

Mediat e Kosovës shkruajnë se një veturë është djegur mbrëmjen e së martës në Leposaviq. Siç raporton mediumi lokal “KoSSev”, bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, përcjell albinfo.ch.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.

Ai ka thënë se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.

Elshani ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.

Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiqin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.