Kosova
Digjet një person brenda shtëpisë në Deçan
Një person ka vdekur në qytetin e Deçanit, pasi thuhet se është djegur (karbonizuar), pas përfshirjes së shtëpisë nga zjarri.
Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të premten, në orën 06:35, në fshatin Lloqan-Deçan.
“Me të marrë informatën, Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (i karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.
Në vend të ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet kompetente dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po cilësohet si ‘hetim i vdekjes’.
Për rastin ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke shkruar se lajmi për vdekjen e personit është i rëndë dhe pikëllues.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













