Gruaja
Diellza Jerliu, shqiptarja në reality shou “Newtopia”
Modelisja Diellza Jerliu është pjesë e reality shou "Newtopia" në Gjermani.
Pesëmbëdhjetë kandidatë me karaktere të ndryshme janë bërë pjesë e reality shou-t më të ri “Newtopia”, që ka filluar nga 23 shkurti të transmetohet në “Sat1” të Gjermanisë. Ata kanë hyrë në një shtëpi me kushte jo të mira. Kanë dy lopë, disa pula, një buxhet si fillim prej 5 mijë eurove, ndërsa janë të vëzhguar nga 105 kamera. Për një vit sa do të rrinë brenda, do të mundohen të ndërtojnë një jetë të re. Pjesë e këtij reality shou është edhe Diellza Jerliu.
Biondja 26-vjeçare, e cila deri më tash ka punuar si modeliste në Gjermani, ka hequr dorë nga jeta luksoze e saj për të sprovuar vetën me një jetë të re. “Newtopia për mua do të thotë një botë e re, një shoqëri e re, diçka e madhe…”, ka thënë ajo për mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.
Diellza është e lindur në Prishtinë nga babai Agimi dhe nëna Ylbere Jerliu, ndërsa janë katër fëmijë. Para 22 vjetëve ajo bashkë me familjen e saj u shpërngulen nga Kosova për të jetuar në Siegburg të Gjermanisë. Nga fëmijëria e saj në Kosovë asaj i kanë mbetur vetëm disa fotografi.
Në “Newtopia” dëshiron të provojë vetën se si është të jetosh pa luks dhe kozmetikë. “Unë doja të merrja pjesë në “Newtopia”, sepse doja të tregoj se unë jam një femër e fortë dhe mund të jetoj edhe pa jetë luksoze e kozmetikë”, ka thënë Diellza.
Diellza Jerliu është e njohur si modeliste në Gjermani, ndërsa vite më parë ka marrë pjesë edhe në spektaklin shqiptar “Miss Diaspora 2012” në Gjermani. Ajo ka thënë se nuk është e dashuruar. Pëlqen shëtitjet dhe shopingun, ndërkaq në fëmijërinë e saj ka ëndrruar të bëhet police ose pilote. Motoja e saj është: “Ku ka vullnet, ka edhe rrugë”!
http://www.sat1.at/tv/akte/
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













