E-Diaspora
“Die Zeit”: Video reportazh me infermierin shqiptar në Gjermani
Djaloshi 23-vjeçar është dashur vetëm ta nënshkruajë një kontratë pune dhe ia filloi punës, me ç`rast i ndihmuan në çështjet administrative
Në Gjermani aktualisht mungojnë rreth 80.000 infermierë. Hendekun do të duhet ta mbyllin personat si Samed Qoshja që ka ardhur nga Shqipëria.
Në momentin që ai erdhi në Berlin, në janar të vitit të kaluar, u prit dhe u shoqërua nga aeroporti dhe iu sigurua një banesë me çmim të përballueshëm, përcjell albinfo.ch.
Djaloshi 23-vjeçar është dashur vetëm ta nënshkruajë një kontratë pune dhe ia filloi punës, me ç`rast i ndihmuan në çështjet administrative.
Qoshja nuk është kuadër që paguhet shumë, por i takon fuqisë përkujdesëse të punëtorëve, të cilëve Charité në Berlin u jep ndihmë të tillë fillestare.
Ai është njëri nga dhjetëra të parët infermierë nga Shqipëria që janë punësuar në klinikën më të madhe universitare evropiane, shkruan “N-TV”, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë vend të mëhershëm komunist ekziston diçka që Gjermania vetëm mund të ëndërroje: Suficiti i inferimerëve. A do të tejkalohet pra ky problem në Gjermani? Ndiqeni një video reportazh interesant të përgatitur nga e përditshmja gjermane “Die Zeit”.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












