Tematike
Die Weltwoche: “Frankofonët janë grekët e Zvicrës”
“Frankofonët janë grekët e Zvicrës”, shkruan në edicionin e saj të fundit javorja “Die Weltwoche”. Gazeta e Zurich-ut ka kritikuar gjerësisht këtë herë, duke radhitur paragjykime dhe statistika për të sugjeruar se frankofonët e Zvicrës jetojnë në shpinë të pjesës tjetër të vendit.
Kopertina e fundit e kësaj gazete zgjon reagime me mesazhin e saj. Aty sugjerohet se gjysma e popullatës zvicerane, në këtë rast pjesa frankofone, jeton përtej mundësive të saj, me verë të bardhë në dorë e këmbët mbi tavolinë, derisa dosjet qëndrojnë të grumbulluara nëpër byro.
Pra, përmes katër faqeve të tëra gazetarët e redaksisë i janë kushtuar çështjes se popullsisë frankofone, duke prezantuar paragjykime, klishe, stereotipe kundër tyre. Ndryshe, redaksia, tashmë e njohur për afërsinë e saj me SVP/UDC-në, prezanton popullatën romande sikur të jetë dembele, dallgëxhinj, borxhlinj, përfituese krejtësisht ndryshe nga bashkëkombasit e tyre gjermanofolës, të cilët janë “lokomotiva e vendit”.
Për të kristalizuar këtë dukuri, përshkrimi në fjalë shkon edhe më tej dhe pa rrotulla identifikon këtë pjesë të popullatës me atë të grekëve. Përveç faktit se një përmendje e tillë e grekëve njollos një kulturë të tërë, shkrimi në fjalë fundos po ashtu edhe frankofonët, të cilët paraqitën të jenë larg shembullorësisë së popullatës gjermanofolëse.
Vështrimet e paraqitura zgjojnë edhe kureshtjen e albinfo.ch: Po banorët me origjinë shqiptare, çfarë mendojnë?
Votoni sontazhin albinfo.ch:
A mendoni edhe ju se Zvicra frankofone është më dembele?
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











