Shkurt.ch
Didier Burkhalter ringjall çështjen e dënimit me vdekje
Të mërkurën, kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (DFA), Didier Burkhalter, ka takuar homologët e tij gjermanë, austriakë dhe të Lihtenshtajnit në Vaduz. Këshilltari federal ka propozuar një veprim të përbashkët, duke përfshirë katër vendet e lartpërmendura për tërheqjen e dënimit me vdekje në mbarë botën.
Në këtë takim katërpalësh, në të cilin Berlini zakonisht nuk merr pjesë, z. Burkhalter ka bërë thirrje pranë gjermanit Guido Westerwelle, Aurelia Frick e Lihtenshtajnit dhe austriakut Michael Spindelegger për t’u bashkuar me Zvicrën për “nisjen e një iniciative për OKB-në për të shfuqizuar dënimin me vdekje”, tha të mërkurën për medie Jean-Marc Crevoisier, zëdhënës i DFA-së. “Propozimi u prit mirë”, ka shtuar ai.
Katër ministrat diskutuan gjithashtu për krizën siriane. Kreu i diplomacisë zvicerane ka ofruar të dërgojë një letër në Këshillin e Sigurimit për të kërkuar që krimet e kryera kundër njerëzimit nga të gjitha palët e konfliktit të gjykohen përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).
Ndërkaç, z.Burkhalter rikujtoj se Zvicra konteston të drejtën e vetos, duke bërë thirrje për një reformë të funksionimit të Këshillit të Sigurimit, bëri të ditur z. Crevoisier.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










