Kosova
Dick Marty: Më kërcënuan për t’ua lënë fajin shqiptarëve
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili ka qenë nën mbrojtje speciale për dy vjet për shkak të kërcënimeve me vdekje që mori, thotë se është i zhgënjyer me autoritetet zvicerane.
Marti, në një intervistë për të përditshmen e shërbimit publik zviceran RTS, i pyetur se si ndihet, është përgjigjur – duke e konsideruar atë që po ndodh në botë, i privilegjuar.
“Sa i përket policisë, ka marrë masa për të më mbrojtur, por jam i zhgënjyer dhe nuk i kuptoj metodat e hetimit të autoriteteve zvicerane për rastin tim, kam kohë që jam hetues dhe nuk dua të ndaj mësime, por më duket se metodat e përdorura në rastet e mia nuk janë të zakonshme”, theksoi Marti.
Pas kësaj pasuan kërcënimet, dhe Marti thotë se qëllimi i atyre që e kërcënuan nuk ishte ta vrisnin, “por t’ia vendosnin përgjegjësinë shqiptarëve nga Kosova”.
“Kur autoritetet zvicerane tashmë e kishin atë informacion, pse nuk u thanë serbëve se e dinin se çfarë po ndodhte dhe u kërkuan që të rregullonin gjithçka në shtëpi, me kërcënimin se në të kundërt do të shpërthente një skandal. Pastaj qëllimi, vrasja ime dhe vënia e përgjegjësisë mbi shqiptarët nga Kosova, nuk do të kishte më kuptim”, beson Marti.
Ai theksoi se nuk ka kuptim vetëm të mbrohet objektivi, por është gjithashtu e nevojshme të merren masa, prandaj ai nuk e kupton se vetëm pas tetë apo dhjetë muajsh që kur ka marrë kërcënimet, është nisur një hetim dhe vetëm pas 16 muajsh delegacioni i “FedPol” u dërgua në Beograd.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












