Dick Marty është ftuar për vizitë në Beograd

Dick Marty është ftuar të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të mbahet në Beograd

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë  Slavica Gjukiq  – Dejanoviq e ka ftuar sot zviceranin Dick Martyn që të marrë pjesë në mbledhjen vjetore Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që do të mbahet në Beograd nga 6 deri më 10 korrik, njoftojnë medie të Beogradit.

“Ky është rast që faktet te të cilët ai ka arritur me raportin për trafikimin me qenie të njerëzore t’i paraqesë në këtë asamble parlamentare”, ka thënë Dejanoviq. 

Për temën që do të trajtohet në këtë mbledhje „Lufta kundër tregtisë ilegale me organe të njeriut”, do të flasë ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq. 

Serbia kohë më parë nga KS i OKB-së ka kërkuar që të formohet “një trup i pavarur” për të hetuar tregtimet me organe dhe është përkrahur nga Rusia, por këtë e kanë kundërshtuar vendet e BE-së  dhe SHBA-ja.