Lajme
Diasporës së këtij shteti iu mundësua të votojë nga Gjermania
Diaspora e këtij vendi, shtylla kryesore e votave për zgjedhjet parlamentare

Referuar statistikave, Moldavia është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë në Evropë dhe ngjashëm si Shqipëria dhe Kosova, ajo vuan nga korrupsioni i lartë dhe largimi i vazhdueshëm i të rinjve nga vendlindja, transmeton albinfo.ch.
Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë moldave është me vendbanim jashtë vendit. Megjithatë, në dallim nga shqiptarët jashtë vendlindjes, diaspora moldave gëzon të drejtën e plotë të votës. Në dallim nga Shqipëria, Moldavia është në aspektin kyç të demokracisë, më e pasur se Shqipëria dhe Kosova.
Grupi më i madh për të cilin qeveria moldave është e shqetësuar dhe që përpiqet të kufizojë, është diaspora e Moldavisë.
Ata kanë arsyet e tyre. Sipas disa vlerësimeve, ka një milion moldavë që jetojnë jashtë – në krahasim me tre milionë që ende popullojnë vendin më të varfër të Evropës.
Në vitin 2016 diaspora moldave u mobilizua politikisht për herë të parë. Rreth 138,000 qytetarë jashtë Moldavisë shkuan në qendrat e votimit për të zgjedhur midis Igor Dodon, udhëheqës i Partisë pro-Kremlinit të Socialistëve dhe Maia Sandu, një nga dy udhëheqësit e bllokut të opozitës pro-BE të anëtarësimit ACUM, transmeton tutje albinfo.ch.
Në zgjedhjet presidenciale, moldavët rreth e rrotull botës, praktikuan të drejtën e tyre kushtetuese. Madje, sipas fondacionit “OpenDemocracy”, përqindjet vendimtare të votave të zgjedhjeve të djeshme pritet të varen nga dy faktorë kryesorë, njëri prej të cilëve është vota e diasporës, votë e cila e frikëson establishmentin aktual politik. Për ilustrim foto nga votimi i diasporës moldave sot në Gjermani.
Kjo votë luan një rol kyç në rritjen e llogaridhënies dhe presionin ndaj pushtetarëve për të reformuar edhe modernizuar vendin në hapa të njëjtë me aleatët perëndimorë. /Albinfo.ch
Foto ku shihen radhët e gjata për votime në shetin e Gjermanisë
E-Diaspora
-
Detaje të reja 25-vjeçarit shqiptar në Itali Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit në Itali. Viktima Rivaldo Rusi 25-vjeç u...
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht