Uncategorized
Diaspora voton nga 4 deri më 17 nëntor
Periudha e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave fillon më 4 nëntor dhe përfundon më 17 nëntor
Më 19 nëntor do të mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale në Kosovë, apo balotazhi, në 19 komuna të Kosovës.
Edhe në këto zgjedhje mund të votojnë qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, dhe të cilët kanë qenë paraprakisht për të votuar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Periudha e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave fillon më 4 nëntor dhe përfundon më 17 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ju dërgojë fletëvotimet, megjithëkëtë, në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, nga 4 nëntori ju mund të shkarkoni fletëvotimin për kryetar Komune.
Mënyra e dërgimit e fletëvotimit të plotësuar është e njëjtë sikurse edhe në raundin e parë. Zarfin kthyes me fletëvotimin dhe dokumentin identifikues brenda, duhet ta dërgoni përmes postës, në këtë adresë të KQZ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.
Fletëvotimet duhet të arrijnë në KQZ më së largu deri më 17 nëntor 2017.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









