Kosova: vota e diasporës
Diaspora u injorua edhe në këto zgjedhje nga Kosova
Mazllum Baraliu, ish-shef i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka kritikuar këtë institucion për mostrajtimin e duhur për diasporën. Baraliu ka thënë se KQZ-ja nuk po ia ofron mundësitë diasporës për të votuar si duhet
Diaspora kosovare edhe në këto zgjedhje është injoruar dhe anashkaluar nga institucionet e Kosovës, pavarësisht se përbën një të tretën e trungut demografik të vendit. Këtë shqetësim përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e ka deklaruar edhe Mazllum Baraliu, ish-shef i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë.
Ai e ka kritikuar këtë institucion për mostrajtimin e duhur për diasporën. Baraliu ka thënë se KQZ-ja nuk po ia ofron mundësitë diasporës për të votuar si duhet.
Në intervistën dhënë “Epokës së re”, Baraliu ka thënë se votimi përmes postës elektronike mund të paraqesë problem për shumë qytetarë të moshave të ndryshme dhe niveleve të arsimimit. Po ashtu, ai ka vlerësuar se sfidë mbetet organizimi dhe menaxhimi i zgjedhjeve në veri të vendit.
Ai ka theksuar se më 11 qershor në veri nuk duhet të përsëriten zgjedhjet e vitit 2014, të cilat, sipas Baraliut, më së paku kanë qenë zgjedhje të Kosovës dhe të ligjshme, meqë ka pasur shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese. Ai ka vlerësuar se duhet të ketë mobilizim gjithëpërfshirës për të pasur zgjedhje demokratike dhe me standarde të larta.
Ndryshe, shqetësim për anashkalimin e diasporës në këto zgjedhje ka reflektuar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Ajo iu bënë thirrje bashkatdhetarëve që të nxjerrin biletat e aeroplanit apo të autobusit për të votuar në Kosovë, pasi, sipas LVV-së, më lirë është një biletë aeroplani, se sa anashkalimi në vijimësi i diasporës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












