Lajme
Diaspora të përfaqësohet me pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës vlerësohet të jetojnë në vende të ndryshme të botës, por numri thuhet të jetë edhe më i madh
Përfaqësues të bizneseve, njohës të fushës dhe ekspertë të çështjeve juridike në Kosovë kërkojnë që diaspora kosovare të përfaqësohet me tç paktën pesë përfaqësues në Kuvendin e Kosovës. Sipas tyre, Përfaqësimi i diasporës, është vlerësuar i domosdoshëm duke marrë parasysh kontributin e tyre jo vetëm në periudhën e çlirimit të vendit, por edhe pas saj, përmes remitencave dhe ndihmës në zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 700 mijë qytetarë të Kosovës vlerësohet të jetojnë në vende të ndryshme të botës, por numri thuhet të jetë edhe më i madh.
Regjistrimi i diasporës i filluar vite më parë ende nuk ka përfunduar, por deri në shtator të vitit të kaluar, Ministria e Diasporës kishte arritur të regjistrojë mbi 400 mijë qytetarë.
Naim Dedushaj, drejtor në Drejtorinë për Investime të Diasporës në Ministrinë e Diasporës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se duke u bazuar në numrin e madh të diasporës së Kosovës, përfaqësimi i tyre në institucionet e Kosovës do t’i sillte një kontribut të madh vendit.
Ai thotë se nga takimet që ka zhvilluar me diasporën e Kosovës në vende të ndryshme të botës interesimi i tyre për të qenë pjesë e ndryshimeve dhe zhvillime në Kosovës është i madh.
“Duke u bazuar në numrin e madh të diasporës shqiptare që jetojnë në Evropë në SHBA e gjithandej botës dhe duke u bazuar në kontributin e tyre shumë-vjeçar në çështjen e Kosovës dhe në punën, përvojën, eksperiencën në të gjitha lëmitë si në biznes, shkencë, ..mendoj se nga prania dhe kultura në vendet ku ata kanë jetuar në një sistem demokratik, është më se e nevojshme prezantimi i diasporës në Kuvendin e Kosovës”, thekson Dedushaj.
Më shumë se gjysmë miliardi euro vlerësohet të jenë dërgesat e emigrantëve kosovarë çdo vit dhe ato vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.
Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Fadil Hoxha, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se diaspora e Kosovës ka potencial të lartë për të bërë ndryshime të mëdha në Kosovë.
“Ka shumë njerëz nga diaspora në të gjitha fushat që kanë shënuar suksese të mëdha, po ashtu ka njerëz nga diaspora që në ekonominë e vogël dhe të mesme nëpër Evropë kanë suksese të jashtëzakonshme dhe janë një potencial i gatshëm për Kosovën. Kosova duhet të bëjë ndryshimet në drejtimin ligjor dhe t’i ftojë ata dhe ata të cilët mund të jenë motor i zhvillimit të Kosovës”.
Por, përfshirja e diasporës në institucione dhe në veçanti në Kuvendin e Kosovës kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës.
Eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se është imperativ i kahershëm kohor përfaqësimi i diasporës të Kosovës në Kuvendin.
“Diaspora duhet të përfaqësohet domosdoshmërisht në Kuvend, por kjo mund të bëhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës. Kushtetutën duhet ndryshuar sa më parë jo vetëm për këtë çështje, por kjo Kushtetutë ka nevojë për rishkrim sepse ka shumë çështje që tregojnë që kjo Kushtetutë nuk ka qenë në gjendje t’i përballojë kërkesave zhvillimore të kohës dhe t’u jap shtytje dhe ndihmesë proceseve”, thekson Baraliu.
Ai thotë se është kërkuar në vazhdimësi që diaspora të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me pesë deputet me nga pesë kontinente ku është e koncentruar diaspora e Kosovës. Ndryshimet kushtetuese, shton Baraliu, janë një proces i gjatë dhe se këto duhet të nisin menjëherë, pas zgjedhjeve të parakohshme të cilat pritet të mbahen në qershor.
Ndryshe, vite më parë, Ministria e Diasporës kishte kërkuar që të bëhen ndryshime kushtetuese në mënyrë që të gjendet një mundësi për rezervimin e vendeve në Parlament për diasporën e Kosovës.
Pothuajse të gjitha partitë politike në Kosovë kanë organizuar që prej para luftës degët e tyre në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë diasporën në organizimet e tyre politike. Prej pasluftës organizimet partiake në diasporë kanë filluar të zbehen dhe diaspora i është lënë më shumë organizimit të saj vetenak.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












