Lajme
Diaspora ta investojë kapitalin në Kosovë
Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli, priti një delegacion të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Ai ftoi bizneset e diasporës që të investojnë në Kosovë
Ka ardhur koha që diaspora jonë në botën perëndimore të marrë një rol të ri në raport me vendlindjen, e ky është roli i investimit të kapitalit të saj në veprimtari prodhuese në Kosovë. Kështu deklaroi kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë një takimi që zhvilloi me një delegacion të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani. Në takim u diskutua për zhvllimet aktuale në fushën e ekonomisë në Kosovë.
“Shumë sipërmarrës tanë që veprojnë në vendet perëndimore kanë përparësinë e përvojës së shkëlqyeshme të këtyre vendeve në fushën e investimeve dhe rritjes ekonomike”, deklaroi Veseli, i cili ftoi diasporën që të investojë në vendlindje.
Shteti i Kosovës, sipas Veselit, do të krijojë lehtësirat e nevojshme ligjore për të gjithë ata sipërmarrës që duan të ngrisin bisnesin e tyre në Kosovë, sepse kështu potenciali i madh human dhe burimet natyrore që ka Kosova mund të shndërrohen në zhvillim ekonomik për vendin.
“Ligjet që nuk stimulojnë iniciativën e lirë ekonomike, e që nxjerrin pengesa burokratike për zhvillimin ekonomik, do të ndryshohen sa më shpejt që është e mundur. Kemi humbur shumë kohë duke mbajtur vëmendjen institucionale në agjenda shterpe e vetshkatërruese. Është koha për fokusim të të gjithëve në agjendën ekonomike”, potencoi Veseli.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












