Zhvillim
Diaspora, stabilizator social i Kosovës
Që nga viti 2004,vetëm nga diaspora, Republika e Kosovës ka pranuar rreth 4 miliardë euro

Të hyrat nga diaspora dhe donacionet nga bashkësia ndërkombëtare e kanë ndihmuar mbijetesën e Kosovës gjatë dekadës së kaluar. Kështu konsideron Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit RIINVEST në një shkrim autorial botuar në “Koha Ditore”. Vetëm nga diaspora që nga viti 2004, Kosova, sipas tij, ka pranuar rreth 4 miliardë euro.Ai thotë se Kosovën e bën të veçantë vetëm një gjë-fuqia e diasporës së saj.”Kjo fuqi ka bërë që kosovarët nëpër vite të shpenzojnë më shumë sesa që krijojnë. E bëjnë këtë meqë kanë një të tretën e banorëve të saj që jetojnë jashtë, që punojnë jashtë, që krijojnë jashtë, e që sjellin vlerë brenda. Dhe mu sjellja e kësaj vlere brenda për kosovarët në kohë ka qenë burimi i vetëm i mbijetesës, i stabilitetit social e në raste dhe i luksit që as vetë dërguesit nuk e kishin” thotë ai.Rreth 70 milionë euro në vit të parave të dërguara sipas tij, shpenzohen për vetura. Se dërgesat e diasporës, janë shumë të rëndësishme, siç thotë Abdixhiku, kuptohet dhe nga modeli ekonomik kosovar, i cili nuk mbështetet në sektorin privat, por mbështetjen e gjen në shpenzime qeveritare, në donacione e remitenca.”Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, Kosova që nga viti 2004 ka pranuar plot 4 miliardë euro nga diaspora. Janë këto para të gatshme të dërguara për familjet tyre e në to nuk bëjnë pjesë paratë e shpenzuara nga mërgimtarët gjatë qëndrimeve të tyre në Kosovë; e që të njëjtat bëjnë shpeshherë burimin shpëtues të bizneseve (kryesisht gjatë verës)”, thotë Abdixhiku.Pjesa më e madhe e remitencave, siç konsideron ai, buron nga vendet ku ka më shumë mërgimtarë, nga Gjermania (33.2%) dhe Zvicra (23.1%), Italia (7%), Austria (5.5%), e në përqindje më të vogël nga Sllovenia, SHBA-ja dhe Suedia.”Pranimi i plot 4 miliardëve në më pak se një dekadë është një shtytje masive për stabilitet social në vend. Madje janë mu këto miliarda që bashkë me donacionet e bashkësisë ndërkombëtare i japin shpjegim e kuptim mbijetesës së kosovarëve pavarësisht një papunësie rekorde prej 44%, apo një inflacioni të lartë prej 7.3% sa ishte vitin që shkoi”, konsideron Abdixhiku.E trendi i ardhshëm i remitencave, ndonëse me shumë gjasa rënës, sipas drejtorit të RIINVEST-it, duhet të shërbejë si motiv i ndërtimit të politikave ekonomike në Kosovë që mobilizojnë fuqinë e vërtetë të diasporës.Gati 97% e dërgesave nga diaspora, siç thotë më tej ai, përdoren për konsum, ndërsa vetëm 3% e dërgesave përdoren për investime nga familjet kosovare, ndërsa nga struktura e konsumit, sipas tij, kosovarët shpenzojnë mbi 80 milionë euro për qëllime shëndetësore.Abdixhiku, diasporën e sheh edhe si potencial investues në disa nga projektet kapitale të privatizimit në Kosovë.
“Privatizimi i PTK-së do të mund të bëhej nga një fond investues i diasporës. Apo vendimet për investimet në miniera do të favorizonin fondet investuese të diasporës. Praktika të tilla janë bërë me shumë sukses në Izrael e Armeni, dy vende me diasporë jashtëzakonisht të fuqishme”, tha ai.Për të tërhequr energjinë financiare e ekonomike në diasporë, për të shfrytëzuar këtë mundësi që shumë pak vende e kanë, institucionet e Kosovës, siç konsideron Abdixhiku, duhet të shohin diasporën si alternativë investuese. Ai kërkon që të bëhet një strategji politike dhe ekonomike vetëm për investimet e diasporës.”Po nuk bëmë prioritet fuqinë financiare të diasporës, miliardat e marra nga atje do të ndjekin rrugën e largimit për vendet fqinje siç kanë bërë tash e trembëdhjetë vjet”, konsideron Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit RIINVEST.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri