albinfo.ch
CH-Ballkani
Diaspora shqiptare voton deputetin e tyre (foto)
Amend Sapahiu, vëzhgues i zgjedhjeve nga radhët e Bashkimit për Integrim BDI për albinfo.ch tha se „deri tani në mesditë, procesi i zgjedhjeve ka kaluar pa asnjë problem qoft ai teknik ose njerëzor“.
Që nga orët e para të mëngjesit, para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Bern, kanë arritur qytetarët e parë nga Maqedonia që jetojnë në Zvicër për të realizuar të drejtën e tyre qytetare, përmes së cilës do të zgjedhin tre deputetët e tyre në Parlamentin e Maqedonisë.
Në listën zgjedhore për deputete të diasporës, gjendet dhe emri i kandidatit të shqiptarë, Xhevdet Sapahiu, si alternativë e vetme për shqiptarët. Përndryshe Xhevdet Spahiu është është kandidatë nga radhët e Bashkimin Demikratik për Integrim BDI, këtu vlen të theksohet se partitë tjera shqiptare, në diasporë nuk kanë dalë me kandidatë të tyre.
Në krahasim me votimet e para dy viteve kësaj radhe, procesi i votimit ishte shumë më i lehtë për qytetarët, ngase nuk ballafaqoheshin me problemet e ngjajshme të para dy vieteteve, si që ishin rradhat e gjatë për të votuar dhe problemet tjera teknike me listat e votuesve.
Amend Sapahiu, vëzhgues i zgjedhjeve nga radhët e Bashkimit për Integrim për albinfon tha se „deri tani në mesditë, procesi i zgjedhjeve ka kaluar pa asnjë problem qoft ai teknik ose njerëzor“. Sipas tij, deri në momentin kur po bisedonim, duhet që të kishin kaluar përmes 4 vendvotimeve, mbi 400 persona“. Spahiu foli dhe për aspektin teknik dhe lehtësimet e realizuara për të votuar. „Kësajj rradhe ka qenë shumë më lehtë, pasi mënyra e regjistrimin ka qenë elektronike dhe pas regjistrimit çdo person ka patur qasje teknike për të shikuar nëse emri i tij, është i shkruan në listë ose jo“ – u shpreh Spahiu. Ai gjithashtu potencoi se kësaj rradhe janë hapur katër vendëvotime për dallim nga zgjedhjet e para dy viteve, kur kishim vetëm një të atillë, gjë që e ka lehtësuar ndieshëm procesin e votimit.
Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve në Republikën e Maqdonisë, në diaporë janë regjistruar mbi 18 000 votues, të cilët do të vendosin për tre vende në Parlamentin e Maqedonisë.
Ndërsa bashkëbiseduesi ynë Amend Spahiut, potencoi se „nga numri i përgjithëshëm, rreth 7500 nga votuesit e mundëshim, janë shqiptarë dhe kjo është një mundësi e mirë për ne, që kësaj rradhe të shpresojm në fitoren e një kandidati shqiptarë“.
Edhe pëkundër organizimit të kënqëshëm, mentaliteti ballkanik ka vazhduar të lëshojë rrënjë edhe tek të rrinjtë maqedonas të cilët, u munduan të pengonin fotografimin e kandidatit të vetëm shqiptarë, gjatë momentit të votimit. Arsyeja dukej që ishte prezenca e vetëm gazetarëve shqiptarë nga diaspora dhe nga vendëlindja.
Fekri Beshiri nga Kërçova, i cili aktualisht jeton në Zhenevë të Zvizrës, dukej i revoltuar pasi emri i tij nuk gjindej në listën zgjedhire edhe pse ai i kishte bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të votuar në Bern.
„Jam regjistru me gjith familjen dhe kam pyetur se a jam në listë ose jo, më kan thënë që je. Sot bashkë me familjen vij deri këtu në këtë gjendje të rrëndë shëndetësore për të votuar dhe nuk e gjej emrin tim në listën zgjedhore. Kjo aspak nuk është e drejtë „ – shprehet i revoltuara, Fekri Beshiri një qytetar shqiptarë nga Zheneva. Nga fluksi i votuesëve dukej qartë se interesimi i votuesëve shqiptarë ishte shumë më i ulët se ai i para 2 viteve.
Irfan Agushi
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë
















