Lajme
Diaspora shqiptare në Zvicër, rol të rëndësishëm në ekonominë kosovare
"22% e transfereve të parave (“remitancat”), të cilat e arritën shumën prej pothuajse 1 miliard CHF, erdhën nga Zvicra"
Diaspora shqiptare në Zvicër luan rol të rëndësishëm në shtetin zviceran me punën e tyre, por dhe më shumë në ekonominë kosovare, veçmas në remitencat e derguara në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Këtë kontribut të kosovarëve në Zvicër për vendlindjen e tyre në Kosovë e komentoi për albinfo.ch edhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
“Diaspora kosovare kontribuon mesatarisht rreth 20% në BPV-në e Kosovës. Në njërën anë, përmes dërgimit të parave dhe, në anën tjetër, përmes shpenzimeve gjatë pushimeve në Kosovë. Kështu, diaspora kontribuon në mënyrë aktive në rritjen ekonomike dhe në përmirësimin e kushteve jetësore të shumë familjeve në Kosovë”, tha Kolly.
Sipas tij, në vitin 2020, 22% e transfereve të parave (“remitencat”), të cilat e arritën shumën prej pothuajse 1 miliard CHF, erdhën nga Zvicra.
“Pa këtë mbështetje ekonomia kosovare, e rrjedhimisht edhe vendet e punës, do të ishin goditur edhe më fort nga recesioni. Edhe në vitin 2022 shpenzimet e diasporës gjatë muajve të verës me gjasë do t’i japin një shtysë të fortë rritjes ekonomike (këtë vit rritja ekonomike mund të arrijë në 8%). Fundja, është edhe diaspora ajo që në masë të madhe qëndron prapa investimeve direkte në Kosovë. Pjesa kryesore e ndërmarrjeve zvicerane në Kosovë, kryesisht NVM, që janë aktive në fusha të ndryshme, janë investime edhe nga diaspora”, shprehet ambasadori zviceran për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











