Lajme
Diaspora shqiptare e integruar mirë në Itali
Ambasadori italian, Piero Cristoforo Sardi tha se shqiptarët janë mjaft mirë të integruar në shtetin italian, ndërsa qeveria në Romë, sipas tij, mbështete çdo angazhim të Kosovës për organizimin e shqiptarëve atje
Qeveria e Italisë do t’i jep mbështetje të plotë Ministrisë kosovare të Diasporës për të realizuar objektivat e saj organizative, kulturore e arsimore në diasporën shqiptare në këtë shtet. Kështu deklaroi ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Diasporës, Valon Murati.
Ambasadori italian, theksoi se shqiptarët janë mjaft mirë të integruar në shtetin italian.
Gjatë këtij, takimi ministri Murati e njoftoi diplomatin Sardi për politikat e MeD-së dhe projektet e realizuara, si regjistrimi i diasporës, proces tashmë i përfunduar, të dhënat e të cilit do të dalin muajt e ardhshëm. Po ashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin Kosovë-Itali, veçanërisht në fushën e kulturës e të arsimit, si dhe për komunitetin e shqiptar që jeton dhe vepron atje.
Ministri Murati foli edhe për mësimin e gjuhës shqipe në Itali, për organizimin e diasporës atje, për rrjetet e krijuara të studentëve dhe të rinjve shqiptarë, për investimet në zhvillimin ekonomik të vendit, për krijimin e kushteve për të investuar në Kosovë, por edhe për tema të tjera që lidhen me diasporën.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











