E-Diaspora
Diaspora shijon Kosovën përmes DokuFest-it
Nën moton “Shijo Kosovën si kurrë më parë”, DokuFest këtë edicion ka përgatitur tri pako për mërgimtarët. Për albinfo.ch, flet Eroll Bilibani, drejtues i Doku Lab në kuadrin e DokuFest
Nisi vitin e kaluar me qëllim të promovimit të Prizrenit turistik, por sivjet u bë një program i veçantë për diasporën. Nën moton “Shijo Kosovën si kurrë më parë”, DokuFest këtë edicion ka përgatitur tri pako për mërgimtarët, shkruan albinfo.ch.
“Ecje historike nëpër Prizren”, “Degustimi i verërave në Rahovec” dhe “Nashec Tour”, janë tri organizime, që pritet t’i afrojnë më shumë mërgimtarët me vendin e tyre.
Aktiviteti i parë për diasporën do të fillojë sot, në orën 16:00, me një ecje historike nëpër Prizren, dhe do të përmbyllet me një darkë tradicionale në Marash. Po ashtu, darka do të përcillet edhe me rrëfime, dhe pastaj mërgimtarët do të vazhdojnë në aktivitetet e mbrëmjes në DokuFest.
Si erdhi ideja për programet e diasporës?
Udhëheqësi i Doku Lab në kuadër të DokuFest-it, Eroll Bilibani, në një intervistë për albinfo.ch, ka treguar se ishin vetë mërgimtarët ata që kërkuan një program të tillë.
“Nga diaspora na patën propozuar që do të ishte mirë, sepse sa herë që vinë, ofertat për ta mungojnë, dhe zakonisht i kalojnë pushimet këtu ose nëpër dasma (e thotë me shaka), ose thjesht shkojnë në pushime, sepse nuk ka diçka që do të mund ta zgjonte kureshtjen e tyre”, ka thënë Bilibani.
Tutje, ai e sheh këtë program si mundësi të mirë që mërgimtarët të njihen edhe më shumë me vendin e tyre.
Bilibani ka thënë se mërgimtarët kanë treguar interesim për pjesëmarrje, e për këtë ka falënderuar Albinfo.ch, si dhe organizatën Germin, që e kanë promovuar këtë ofertë në diasporë.
“Shpresoj që kjo do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm dhe do t’i pasurojmë pakot e ndryshme për diasporën”, thotë Bilibani për albinfo.ch.
Pakot ofrohen me një çmim special për mërgimtarët, (60% për qind më lirë se çmimet e zakonshme) dhe të interesuarit për të marrë pjesë, mund të regjistrohen në këtë vegëz.
“Doku Diaspora” është mbështetur nga USAId-i dhe SID-a.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











