Lajme
“Diaspora Për Shqipërinë e Lirë” me kërkesa për votën e emigrantëve

Diaspora e Lirë përmes një letre dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri u ka kujtuar atyre se kanë mbetur vetëm 22 ditë deri më datën 13 Nëntor 2024 për të përfunduar procesin e miratimit të akteve nënligjore të nevojshme për mundësimin e votës së shqiptarëve jashtë vendit.
Ky afat konsiderohet i shkurtër, duke marrë parasysh kompleksitetin e procesit, i cili përfshin hartimin, hapjen për diskutim publik, zhvillimin e diskutimeve në grupet e punës dhe miratimin përfundimtar të akteve.
Diaspora bën thirrje për veprim urgjent, duke nënvizuar se është thelbësore që të gjitha palët e interesuara të përfshihen në procesin e diskutimit deri në miratimin e akteve.
Letra e plotë:
𝐊Ë𝐑𝐊𝐄𝐒Ë 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊𝐄 𝐃𝐑𝐄𝐉𝐓𝐔𝐀𝐑 𝐊𝐎𝐌𝐈𝐒𝐈𝐎𝐍𝐈𝐓 𝐐𝐄𝐍𝐃𝐑𝐎𝐑 𝐓Ë 𝐙𝐆𝐉𝐄𝐃𝐇𝐉𝐄𝐕𝐄
𝐋ë𝐧𝐝𝐚: Mosmiratimi i akteve nënligjore për votim nga diaspora në zgjedhjet Parlamentare 2025
𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫:: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
𝐏ë𝐫 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢:
• Keshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
•Partive Politike në Shqipëri
• Organizatave të Shoqërisë Civile
• Përfaqësive Diplomatike të Republikës së Shqipërisë
•Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri
I nderuar Komision Qendror i Zgjedhjeve,
Me këtë kërkesë, deshirojme t’ju rikujtojmë se kanë mbetur vetëm 𝟐𝟐 𝐝𝐢𝐭ë deri më datën 𝟏𝟑 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 për të perfunduar procesin e miratimit te të gjitha akteve nënligjore të nevojshme për mundesimin e votës së diasporës.
Ky afat eshtë jashtëzakonisht i shkurtër, duke pasur parasysh kompleksitetin e procesit që përfshin hartimin, hapjen për diskutim publik, zhvillimin e diskutimeve në grupet e punës dhe miratimin perfundimtar të këtyre akteve.
Çdo vonesë e mëtejshme do te rrezikojë seriozisht të drejtën kushtetuese të votës për qytetarët shqiptare qeë jetojnë jashtë vendit dhe do të minojë përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme.
𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐣𝐨𝐧ë:
Me besim të plotë, ju nxisim te veproni me urgjencë për të permbushur detyrimet ligjore që lidhen me përgatitjen e akteve nënligjore, duke perfshire si gjithmonë të gjitha palët e interesuara në procesin e diskutimit deri në miratimin e tyre.
Koha është e kufizuar, dhe çdo hap i mëtejshëm eshtë thelbësor per te garantuar te drejtën e votës për diasporën.
Në pritje te veprimeve tuaja, mbetemi me respekt.
Diaspora Për Shqipërine e Lirë
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri