Kultura
Diaspora në përkrahje të Elhaida Danit
Në përkrahje të Elhaidës sonte do të jenë edhe të gjithë shqiptarët e diasporës.
Përfaqësuesja shqiptare në Eurovizion, Elhaida Dani,
ka bërë përgatitjet e fundit për natën finale të Eurovizionit e cila do të mbahet sonte në Vjenë të Austrisë. Ajo ndihet e gatshme për të dalë në skenë edhe pse pranon se ka emocione.
“Prova, prova pa fund për të performuar në atë skenë të mrekullueshme por edhe të frikshme të Eurovizionit”, ka shkruar Elhaida Dani në rrjetin e saj social, njofton “albinfo.ch”.
Elhaida njihet si njëra ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të mirë, por duket se emocionet që ia shkaktoi skena e Eurovizionit në natën e parë i sollën në disa raste stonime gjatë interpretimit, për çka edhe pati kritika.
Në përkrahje të Elhaidës sonte do të jenë edhe të gjithë shqiptarët e diasporës. “Të lutem mos ke emocione. Bëhu luaneshë në skenë. Askush nuk e ka zërin si tëndin. Urime dhe suksese”, i shkruan një vajzë nga Suedia, ndërsa një djalë nga Zvicra thotë. “E gjithë diaspora janë me ty sonte!”.
Po ashtu një shqiptar tjetër nga Austria i kërkon vetëm fitore. “Elhaida, sonte dua të na këndosh dy here”, duke aluduar që herën e dytë të këndojë si fituese e Eurovizionit.
Ndërkohë, për të gjithë votuesit telefonikë, ja numrat se si duhet të votohet prej secilit shtet ku jeni: shtypeni numrin 26 që është numri i Elhaides, ndërsa për të votuar përmes internetit mund ta bëni në këtë link, por jo më shumë se një herë:
http://oikotimes.com/votefinalists/#pd_a_8840319
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
















