Lajme
Diaspora me ministri të pakompletuar

Ministria e Diasporës nuk është sikurse 18 ministritë e tjera.Nuk ka ndonjë nëpunës civil, ka fare pak staf politik dhe ka vështirësi të funksionojë, bazuar në legjislacionin në fuqiQë organizimi i saj t’u ngjasojë ministrive tjera të Qeverisë së Kosovës, do të marrë shumë kohë.Ibrahim Makolli, drejtues i këtij dikasteri qeveritar, nuk pret që kjo të ndodhë shpejt.
“Unë jam i vetëdijshëm që nuk do të mund të kompletohet krejt infrastruktura e personelit brenda këtij viti, edhe për shkaqe buxhetore, por edhe për shkak të kohës së shkurtër që e kemi”, i ka thënë “Kohës Ditore” ministri Makolli.
Ministria e Diasporës është krijuar pesë javë më parë, pas ridizajnimit të marrëveshjes së koalicionit midis partnerëve kryesorë qeverisës, PDK-së e AKR-së.
Me të AKR-së iu ofruan edhe dy poste ministrore, si kompensim për heqjen dorë të Behgjet Pacollit nga kandidimi për president.
Kryeministri Thaçi ka vendosur që Ministrinë e Diasporës ta themelojë, kurse një prej ministrave të partisë së tij ta heqë nga ndonjë dikaster qeveritar në një periudhë të mëvonshme, për të lëshuar vend për AKR-në.
Në prillin e vjetëm Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për mërgatën e Kosovës, i cili ka për qëllim të ndikojë në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të mërgatës dhe lidhshmërinë e tyre me institucionet e Kosovës, të ndihmojë në organizimin e mërgatës në shtetet e ndryshme, ku jeton mërgata kosovare, të nxisë dhe zhvillojë marrëdhënie ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me shtetet ku mërgata është prezente.
Ky ligj parasheh krijimin e mekanizmave institucionalë, Agjencinë e Mërgatës së Kosovës dhe qendrat kulturore të Kosovës për mërgatën, me qëllim të realizimit të synimeve të ligjit.
Ministri Makolli ka thënë se kjo agjenci do të shkrihet në Ministrinë e Diasporës, por ka pranuar se ka pengesa ligjore për t’u bërë kjo.
Bazuar në ligj, Agjencia funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit. Megjithëkëtë, ka shprehur shpresën se ngadalë do të mund ta mbushë këtë dikaster qeveritar me stafin e nevojshëm.
“Tash, unë besoj që janë krijuar kushtet për konstituim edhe të stafit të personelit tjetër. Fillimisht duhet të emëroj një ushtrues detyre të sekretarit, i cili duhet të vijë prej shërbimit civil, sepse kështu e kërkon ligji, dhe pas kësaj do të fillojë menjëherë kompletimi i infrastrukturës tjetër me personel”, ka thënë Makolli.
“Unë jam në shqyrtim të mundësisë që një pjesë të personelit të ministrisë ta angazhoj nga programi Young Cell Scheme, me të shkolluarit tanë jashtë, ku mund të angazhohen pa konkurs, sepse llogaritet që janë në kontratë me institucionin”.
Përfituesit e programit Young Cell Scheme të Komisionit Evropian kanë obligim të punojnë në institucionet e Kosovës së paku tre vjet pas përfundimit të shkollimit.
Ata nuk i nënshtrohen ndonjë konkursi për të zënë vend pune.
Ministri ka shfaqur shpresën që edhe nëpunësit e Agjencisë së Mërgatës të akomodohen në ministri.
Sipas tij, kjo do të bëhet e mundur atëherë kur të nxirret Ligji për Ministrinë e Diasporës.
Një ditë më parë Qeveria ka bërë ndryshime në Rregulloren për fushat dhe përgjegjësitë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe të ministrive, me të cilën ka përcaktuar edhe fushat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Diasporës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se ndryshimet i japin kompetencë kësaj ministrie në hartimin e politikave dhe legjislacionit nga fusha e përgjegjësive, duke përfshirë në veçanti politikat për promovimin e vlerave të diasporës dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tyre.
“Ajo bashkëpunon me institucionet tjera shtetërore dhe komunale, dhe me shoqërinë civile, për përmirësimin e pozitës së diasporës në Republikën e Kosovës dhe për përmirësimin e pozitës së tyre në shtetet ku ata qëndrojnë”, ka thënë Kuçi.
Të njëjtën ditë, me kërkesën e Ministrisë së Diasporës, Qeveria ka vendosur që të ndajë buxhetin për funksionalizimin e saj, për pjesën e mbetur të këtij viti.
Në këtë mbledhje nuk është bërë e ditur shuma që do të ndahet.
Ministri Makolli ka thënë se bëhet fjalë për rreth 1 milion euro.
Ai ka shprehur bindjen se kjo do të jetë një shumë e bollshme për të zhvilluar aktivitetet gjatë këtij viti.
Ndonëse pa staf civil dhe me staf të pakompletuar politik, ministri ka thënë se ka nisur të zhvillojë aktivitete.
Sipas tij, ministria tani është në vlug të përgatitjeve të pritjes së mërgatës.
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme