Zhvillim
Diaspora mban gjallë Kosovën
Vitin e kaluar, diaspora ka dërguar 457 milionë euro në Kosovë. Këto të hyra shënuan rritje vjetore prej 23.1 për qind në krahasim me vitin 2011, raporton ASK
Diaspora kosovare vazhdon të mbetet stabilizatori kryesor i mirëqenies sociale në Kosovë. Vetëm gjatë vitit të kaluar nga mërgimtarët kosovarë kanë hyrë rreth 460 milionë euro, para këtu që janë shpenzuar kryesisht për konsum, por edhe për investime.
Kështu u tha të premten në konferencë organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku u publikuan “Rezultatet e Anketës mbi Remitancat në Kosovë 2012”. Kjo anketë është përkrahur nga projekti “Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik” i implementuar bashkërisht nga UNDP dhe IOM, me financimin e Qeverisë së Finlandës.
Vitin e kaluar, diaspora kosovare ka dërguar 457 milionë euro në Kosovë. Këto të hyra në vitin 2012 shënuan rritje vjetore prej 23.1 për qind në krahasim me vitin 2011, thuhet në studim të Agjencisë së Statistikave.
Kryeshefi i ASK-së, Isa Krasniqi ka thënë se në vitin 2012 ka pasur më pak familje që kanë pranuar remitenca se në vitin 2011.
Ndërsa Gani Gerguri nga Banka Qendrore e Kosovës, tha se remitancat në vendin tonë janë burim i rëndësishëm i financimit.
“Remitancat të gjithë e dimë se janë një kategorie rëndësishme për shoqërinë tonë, për ekonominë vendit tonë, kanë qenë burim i shumë i rëndësishëm i financimit, mbesin ende burim shumë i rëndësishëm shuma e tyre arrin diku rreth 605 milion në fund të vitit 2012, ndërsa ky trend vazhdon”, ka thënë ai.
Ndërsa, Chargee d’Affaires, nga ambasada e Finlandës, tha se Kosova ka nevojë për të gjitha burimet për rritje ekonomike.
“Unë inkurajoj të gjithë që t’i shfrytëzojnë statistikat e studimit të sotëm për të mësuar prej tij dhe të veprojnë sipas tij. Përveç rëndësisë së statistikave duhet t’i hapim sytë para faktit se studimi thekson pranuesit remitancave janë kryesisht perona të moshuar dhe të cilët vuajnë nga shkalla e lartë e papunësisë”, deklaroi ajo.
Sipas raportit të ASK-së, remitancat e dërguara në vitin 2012 shënuan rritje vjetore pre, 23,1 për qind në krahasim me vitin 2011. Shifra totale e remitancave të dërguara është 457 milion ose 9,3 për qind e bruto produktit vendor të Kosovës.
Sipas raportit, në vitin 2012, gjithsej 22,4 për qind të familjeve kosovare pranuan remitanca nga familjet e tyre në diasporë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









