Kosova
Diaspora kontribuon me 1 miliard e 800 milionë euro në Kosovë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka zbuluar se vetëm gjatë vitit 2018 diaspora e Kosovës ka kontribuar me 1 miliard e 800 milionë euro.
Këto shifra Mehmet i zbuloi në një intervistë për emisionin ‘Ekonomi’ në Telegrafi.com.
Ai ka thënë se në vitin 2018, 800 milionë euro ka qenë vlera e remitencave që kanë hyrë në Kosovë, kjo ka qenë një rritje vjetore prej 5.5%. Një ndër faktorët kryesor për rritjen ekonomike janë remitencat, përcjell albinfo.ch.
“Përveç linjës zyrtare që kanë ardhur, ne e kemi edhe një zë që quhet shpenzimet e udhëtimit që kryesisht realizohen prej jorezidentëve, që në këtë rast janë bashkatdhetarët tonë që është rreth 1 miliard euro, që do të thotë janë 1 miliard e 800 milionë euro për vitin 2018”, shtoi Mehmeti.
Tutje ai tregoi për rëndësinë që kanë remitencat në rritjen ekonomike. “Është fakt që pjesa dërmuese e këtyre remitencave që shkojnë për konsum, që në një mënyrë indirekte ndikojnë në rritjen ekonomike, mirëpo është mirë që të adresohet kjo çështje prej konsumit tek investimet”, ka thënë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













