Lajme
Diaspora, jo vetëm burim i devizave
"Përfundimisht duhet dikush të flasë në emër të diasporës. E jo vetëm kur partive poltike në Maqedoni iu duhen votat"

Kujtim Aligega, afarist shqiptar në Zvicër, është i nominuar nga Demokracia e Re e Imer Selmanit për deputet të Maqedonisë nga diaspora në njësinë zgjedhore që përfshin Evropën. Aligega në një intervistë për albinfo.ch ka thënë se do të bëjë çmos që shqiptarëve të diasporës t’iu ofrojë ndihmën e duhur që ata të ndjehen vendës dhe të ndihmuar në kohën kur kanë nevojë. Kandidati për deputet, Kujtim Aligega, është me prejardhje nga Gostivari dhe një kohë të gjatë jeton e punon në Zvicër.
albinfo.ch: Pse vendosët të kandidoheni për deputet të diasporës?
Kujtim Aligega: Kandidatura ime ka qenë e rastësishme, asnjëherë nuk kam qenë i interesuar për politikë. Shokët dhe miqtë e mi kurbetçarë në disa vende të Evropës, si në Gjermani, Zvicër dhe Itali, i kanë propozuar emrin tim kryetarit të partisë Demokracia e Re, Imer Selmanit, kështu që edhe është pranuar nominimi im për kandidat të mundshëm për deputet të diasporës. Arsye tjetër ka qenë edhe kontributi im shumëvjecar për mërgatën. Unë jam në kurbet prej 25 vjetësh.
albinfo.ch: Prezantimi i vonuar i kandidatëve për deputetë të diasporës nga subjektet politike ndoshta ka ndikuar në zbehjen e interesimit të mërgimtarëve për t’u regjistruar në listat e votuesve?
Kujtim Aligega: Brenda natës janë ndryshuar çështjet. Ndoshta edhe 10 për qind e qytetarëve kanë qenë në dijeni se kanë mundur të regjistrohen në listat zgjedhore nëpër ambasadat e Maqedonisë. Njoftimet se mërgimtarët duhet të paraqiten nëpër ambasada janë bërë vetëm në gazetat maqedonase, e jo edhe në mediumet shqiptare. Afati për paraqitjen e mërgimtarëve nëpër ambasada ka qenë shumë i shkurtër. Megjithëse për herë të parë po zgjedhim një deputet nga diaspora, edhe interesimi i mërgimtarëve ka qenë jo i kënaqshëm. Procedurat kanë qenë shumë të mundimshme, të plotësohen shumë formularë të regjistrimit. Për këso gjërash kurbetçarët nuk kanë kohë.
albinfo.ch: Ju jeni një afarist që vini nga radhët e Demokracisë së Re. Cilat janë, sipas jush, arsyet pse zgjedhësit e diasporës duhet të votojnë Demokracinë e Re. Çka në të vërtetë ka bërë kjo parti për mërgimtarët.
Kujtim Aligega: Pranova të jem kandidat për deputet i DR-së, sepse në këtë parti e njoha forcën politike që e ka kuptuar se nuk mund të jesh i barabartë me atë që e mban dorën në xhepin tënd e nxjerr nga aty sa të dojë dhe nuk ta kthen atë kurrë.
Asnjë parti nuk ka bërë asgjë për kurbetçarët, edhe pse shumica e liderëve të partive vijnë nga diaspora, sidomos ajo e Ali Ahmetit. Më së shumti ka bërë partia e parë politike shqiptare në Maqedoni, ajo për Prosperitet Demokratik. Daspora është faktori i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë. I vetmi investim i sigurt për Maqedoninë mbetet ai nga diaspora. Për këto çështje jemi marrë vesh edhe me liderin e partisë të punojmë që të stimulojmë investimet e diasporës në Maqedoni.
© albinfo.ch
albinfo.ch: Çfarë Ju lidh me zonën e diasporës ku garoni dhe a jeni në dijeni të problemeve të mërgimtarëve?
Kujtim Aligega: 25 vjet punoj me kurbetçarët. Gjatë kësaj periudhe vazhdimisht kam kontribuar për bashkatdhetarët e mi. Bagazhi im është i madh në këtë drejtim dhe këtë e dinë dhe të tjerët. Unë nuk jam si kandidatët e tjerë që thonë se prej sot do të punojmë për mërgimtarët. Unë kam punuar me vite. Bashkë me partinë do të bëjmë të mundur që mërgimtarët të jenë më afër vendit të prejardhjes.
albinfo.ch: Sipas jush, Ligji për regjistrimin e popullsisë a ka dëshmuar se partitë shqiptare nuk dinë të ruajnë diasporën dhe elementin shqiptar në Maqedoni?
Kujtim Aligega: Diaspora është lënë anash nga subjektet politike shqiptare në Maqedoni. Sot e kësaj dite qytetarët shqiptarë kanë probleme me shtetësi. Shumica prej tyre, për shkak të dokumentacioneve, kanë humbur edhe vendin e punës në Zvicër. Vetëm në Maqedoni ka ende qytetarë që nuk kanë shtetësi. Kurbetçarët ende trajtohen jo mirë në vendkalimet kufitare kur vijnë në vendlindje. Problematikën me dokumente e kam paraqitur disa herë në institucionet e vendit, por kot. Nëse zgjedhem deputet do ta adresoj edhe problematikën me ndryshimin e emrave dhe mbiemrave të shqiptarëve. Tashmë me breza të tërë duhet t’i bartim këto pasoja të shtetit maqedonas.
albinfo.ch: Sipas jush, a ka ndonjë strategji të sajën Demokracia e Re për të përforcuar te zgjedhësit besimin se është kjo forcë politike që do të punojë në të ardhmen edhe për qytetarët në mërgatë?
Kujtim Aligega: Nëse zgjedhem deputet do t’i shrytëzoj institucionet e vendit që t’i adresoj problemet me të cilat ballafaqohen kurbetçarët. Këtë duhet ta bëjnë të gjitha partitë politike, ngase kurbetçarët nuk i takojnë vetëm një partie politike. Ata janë pjesë e shtetit ku me vite kontribuojnë.
Përfundimisht, dikush duhet të flasë në emër të diasporës. E jo vetëm kur partive poltike iu duhen votat.
Diaspora luan një rol të rëndësishëm sidomos sa i përket investimeve. Kandidimin tim në këto zgjedhje unë e shoh nga këndi i mundësisë që diaspora jonë të mos mbetet në të ardhmen vetëm burim i devizave që do mbajnë gjallë denarin e Maqedonisë, por edhe pjesëmarrja e tyre në drejtimin e shtetit.
Unë jam ura më e mirë për kurbetçarët. Edhe nëse nuk zgjedhem, unë do të vazhdoj të kontribuoj për bashkatdhetarët e mi. albinfo.ch: A rrezikohet të shkapërderdhet vota e shqiptarëve me nominimin e tre kandidatëve shqiptarë për deputetë në diasporë. A është shqyrtuar mundësia që në diasporë të nominohej vetëm një kandidat shqiptar? Kujtim Aligega: Kur e dimë se vetëm një kandidat do të mund të zgjedhet në njësinë zgjedhore që përfshin Evropën, më mirë do të ishte vetëm një kandidat i pavarur nga diaspora, e jo si janë propozuar tre kandidatë nga tri partitë politike. Shqiptarët në diasporë megjithatë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Vota e shqiptarëve duhet të jetë e lirë dhe të mos manipulohet nga askush.
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz