Lajme
Diaspora e (pa) dëshirueshme në Kosovë
Ndaj një artikulli me ton kritik ndaj mërgimtarëve ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, duke thënë: Bashkatdhetarët tanë janë krenaria e Kosovës
Një shkrim i deputetit Milaim Zeka me titull “Pse duhet dënuar rëndë disa vozitës mërgimtare?!”, ka nxitur një debat të madh në Kosovë. Disa pajtohen me deputetin e disa e kundërshtojnë rëndë atë njofton albinfo.ch.Në këtë debat është përfshirë edhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, i cili ka thënë se bashkatdhetarët tanë në diasporë janë krenaria e Kosovës.
Për kryeministrin, diaspora është kontribuuesi qenësor i çdo suksesi të shtetit tonë. “Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe çdo qytetar i Kosovës i janë mirënjohës çdo mërgimtari për kontributin dhe për vizitat e përvitshme që na gjallërojnë, na e hijeshojnë vendin, si dhe na disponojnë pa masë”, ka shkruar kryeministri Mustafa në një reagim në profilin e tij në Facebook.
Edhe drejtoresha menaxhuese e Grupit “Koha” u ka dalë në mbrojtje mërgimtarëve. “Jo, mërgata ka faj që vjen në Kosovë e duron edhe përçmime edhe të shara edhe gjithçka. Në vend se me dalë e me e shetitë botën, e me mendu veç për veti, vijnë këtu me na i ble mendtë që na jemi të gatshëm me ua shitë, e me na i lënë milionat pa të cilat nuk kishim mbërritë me e përtheku as një gjysmë muaji”, ka thënë ajo.
Deputeti Milaim Zeka ka akuzuar mërgimtarët si shkaktarët kryesor për rritjen e aksidenteve.
“Sot, unë dhe familja ime, ishim dëshmitare të një dasme të madhe në autostradën Komoran-Fushë Kosove, ku nja 50 makina të vargisura, 40 me regjistrim të Zvicrës, jo qe vozisnin si të çmendur, po kishin hapur dritaret, dhe gjysma e vajzave kishin nxjerre bythtë përjashta dritareve!!!”, kishte shkruar Zeka .
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













