Shqipëria
Diaspora dhe bizneset bavareze, letër të hapur Bashës për dhunën në protesta
Dhuna në protestën e opozitës ka dëmtuar rëndë bizneset, sidomos turizmin.
Për këtë arsye diaspora dhe bizneset bavareze i janë drejtuar me një letër të hapur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e apeluar që të ndikojë te simpatizantët e tij për të ndaluar dhunën.
“Kur shteti rrezikohet duhet të veprojmë mençurisht të gjithë, ndërsa ju si opozitarë keni edhe obligim jo vetëm ligjor, por edhe moral të ndikoni pozitivisht që Shqipëria të fitojë në imazh”, thuhet në letër.
“Ne, bizneset bavareze të mbledhur rreth fondacionit Besa kërkojmë nga ju që në mënyrë imediate të ndikoni te simpatizantët tuaj, të cilët nuk janë te pakët, të angazhoheni në frymën e partive Popullore Europiane, familjes së cilës i takon edhe Partia Demokratike”, vijon letra.
“Disa nga bizneset tona punojmë me vite të tëra suksesshëm në dikasterin e Turizmit dhe Hotelerisë, prandaj kemi arsye të fortë t’ju shkruajmë këtë letër. Disa klientë, të cilët me shumë angazhim janë bindur që të vizitohet Shqipëria, pasi kanë prenotuar plazhin e Dhërmiut, kanë kërkuar të tërhiqen këto prenotime, po deshët do t’jua argumentojmë edhe me dokumente”, theksohet në letër.
Diaspora dhe bizneset bavareze apelojnë edhe kryeministrin Edi Rama që të ulet me opozitën.
“Z. Rama gjithashtu i apelojmë që të uleni me opozitën dhe të merreni vesh për Shqipërinë europiane. Gjithçka është e mundur në qoftë se e doni Shqipërinë. Ne Diaspora nga Bavaria u jemi në dispozicion vëllazërisht t’ju mbështesim pa kushte, vetëm që Shqipëria të përparojë. Sepse nëse Shqipëria është e fortë, është edhe Kosova”, thuhet në letrën e dërguar në emër të bizneseve kosovaro-bavareze nga nënkryetari dhe zëdhënësi, Ilir Seferi.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















