Lajme
Diaspora burimi më i madh i financimit për Kosovën
Objektivat e një studimi të Bankës Botërore paraqesin rëndësinë e mërgatës dhe remitencave për Kosovën

Duke e pasur parasysh rëndësinë e madhe të mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës, Banka Botërore në bashkëpunim me Minsitrinë e Diaspores së Kosovës, prezantuan të hënën në Prishtinë raportin me temë “Migracioni dhe Zhvillimi Ekonomik në Republikën e Kosovës”.
Një prej këndvështrimeve të këtij raporti është thënë të jetë edhe roli i mërgatës në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Migrimi ndërkombëtar në Kosovë është një nga më të lartit, thonë ekspertët e migacionit.
Sot, çdo e katërta familje ka një anëtar të familjes që jeton jashtë vendit, thuhet në këtë raport.
Më tej në këtë raport thuhet se përveç kësaj, remitencat janë burimi më i madh i financimit për Kosovën.
Objektivat e këtij studimi paraqesin rëndësinë e mërgatës dhe remitencave për Kosovën dhe gjithashtu paraqet praktikën e politikave të testuara në shtetet e tjera, të cilat mund të jenë të rëndësishme dhe të dobishme për Kosovën.
Në punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, oeganizata jo qeveritare dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në emër të Ministrisë së Diasporës, të pranishmëve iu drejtua zëvëndësministri, Qerim Bajrami, i cili theksoi rëndësinë e raportit që përcakton në mënyrë precize rolin e mërgatës në zhvillimin e ekonomik.
Ai e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme se një konferencë e tillë për herë të parë organizohet në këtë nivel, në bashkëpunim me njërën prej institucioneve më të rëndisishme sic është Banka Botërore.
„Ministria e Diasporës do të angazhohet që përmes politikave të saj të krijojë kushte sa më të volitshme që bashkëkombësit tanë të investojnë dhe ta zhvillojnë biznesin e tyre. Kjo ministri do të krijoj kushte që të mos cenohen të drejtat e pronës së shqiptarëve që jetojnë në diasporë. Përmes projekteve konkrete, do të angazhohemi maksimalisht, sidomos në ndalimin e asimilimit të mërgimtarëve tanë”, ka thënë zëvëndësministri i Diasporës, Qerim Bajrami.
Bajrami është zotuar se do t’i përkushtohen përmirësimit të kushteve të jetesës dhe statusit të të gjithë bashkëkombësve tanë që jetojnë në diasporë, si dhe një varg angazhimesh të tjera të shumta, të cilat do t’i relizojnë së bashku me të gjitha institucionet relevante.
Të pranishmëve në emër të Bankës Botërore iu drejtua Borko Handjiski, ekspert i fushës së ekonomisë, i cili prezantoi edhe studimet e këtij raporti, me ç’rast u vu në pah se mërgimtarët kosovarë janë të koncentruar në së shumti në tri shtete, Gjermani, Zvicër dhe Itali, ndërsa rreth 80% e tyre migrojnë nga zonat rurale.
„Sa i përket grupmoshave të cilat migrojnë, nëse në fund të viteve të 90 – ta dominonin kryesisht moshat e reja 15 – 20 vjeç, në dekadën e fundit ky prag është ngritur nga 25 deri në 30 vjeç”, tha Handijski..
Ndërsa arsye kryesore të migrimit sipas ekpsertit Handijski vazhdon të jetë papunësia dhe nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë sipas tij asgjë nuk do të mund t’i ndalë kosovarët të migrojnë.
Më tej ai shtoi se në kushte të kapitalit njerëzor, deri më tani lloji i migrimit të cilin e ka përjetuar
Kosova nuk mund të konsiderohet si ikje e personave me kualifikime të larta sepse 92 % e migruesve nuk e kanë pasur të mbaruar më shumë se sa shkollimin e mesëm.
Megjithatë duke pasur parasysh numrin shumë të lartë të papunësisë tek të rinjtë (15 – 24 vjeç), të cilat janë edhe më të larta për të rinjtë më të aftë, në të ardhmen ikja e kapacitetit dhe potencialit me aftësi dhe kualifikime të larta pritet që të jetë një prej sfidave kryesore.
Gjithashtu, Handjiski theksoi se objektivi i parë i politikave të Qeverisë duhet të jetë informimi i qytetarëve të cilët migrojnë, respektivisht ngritja e vetëdijës në raport me mundësitë dhe rreziqet e migrimit .
“Ata duhet të njoftohen me kushtet e jetesës dhe sociale për vendet që kanë tendencë të migrojnë”, tha ai.
Ndërsa, Jorge Baca Vaughan, udhëheqës i IOM (International Organization for Migration), tha se ndonëse ka qenë i konsiderueshëm numri i mërgimtarëve të kthyer, kanë munguar politikat të cilat do t’ua lehtësonin atyre integrimin në vend, dhe si rezultat i kësaj, të kthyerit prapë janë orientuar drejt mërgimit qoftë edhe në mënyrë ilegale, në një shtet tjetër.
“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës përmes politikave të saj për t’i bindur bankat investitorë, veçanërisht Fondin Ndërkombëtar të Garancisë që të investojnë në Kosovë, pasi që Kosova ka një klimë shumë të përshtatshme për investime, të cilat herët a vonë do t’iu kthehen si kapital. Çfarë mund të bëni në Zvicër ose Suedi ta zëmë me 50.000 euro, ku standardi i jetesës është shumë i lartë, ndërsa llogarisni se çfarë mund të bëni në Kosovë me këtë shumë nëse do të investoni”, tha Vaughan.
Në fund, ai shtoi se Qeveria duhet të ketë vizion të qartë që ta ndërlidhë migracionin me zhvillimin ekonomik dhe procesi i fundit i duhet të jetë kthimi i mërgimtarëve sidomos kur dihet fakti se në fund secili mërgimtar kthehet në vendin e origjinës.
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme