Lajme
Diaspora bëri shumë për “dardanët” drejt Evropianit!
Thuhet se pesë vjet ka punuar ish-seleksionuesi Albert Bunjaki për ta bindur Valon Berishën që të bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Po ashtu, Berisha e kishte lënë Norvegjinë për t’iu bashkuar Kosovës dhe tashmë është prej lojtarëve kryesorë te “dardanët”. Përfaqësuesja e futbollit, me lojtarë si Berisha në qendër, është shndërruar në tregimin më pozitiv të vendit, shkruan Koha Ditore.
Gjithashtu, po cilësohet edhe brend, që ndër të tjera ngjall entuziazëm te qytetarët e vendit në kohën kur telashet janë të mëdha dhe shumë të rinj ua mësyjnë vendeve evropiane.
Po ashtu, yjtë aktualë të Kosovës janë fëmijët e një gjenerate që kishte lëshuar vendin dy apo tri dekada më parë e shtyrë nga vështirësitë e shumta, e që shumë janë ende prezentë. Shumica janë fëmijë të diasporës së madhe shqiptare në Evropë, që lidhjen me vendin e lindjes po e forcon edhe përmes ekipit të futbollit.
16 prej 23 futbollistëve aktualë të Kosovës janë rritur apo zhvilluar në vende evropiane. Të tjerët si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Bernard Berisha e Visar Bekaj kanë nisur karrierën në Kosovë, e ndërkohë janë vendosur në vende të ndryshme evropiane.
Vetëm Bekaj vazhdon të jetë pjesë e futbollit që luhet në vend, por me mendje për kalim të shpejtë në Gjermani. Askush nuk e vë në dyshim se pa lojtarët e formuar në vende evropiane, nëpër akademi me sistem superior, Kosova nuk do të kishte as për së afërmi nivelin që e ka tash.
Rrjedhimisht, entuziazmi aktual nuk do të ishte dhe për Kosovën nuk do të bëheshin thuajse çdo muaj dhjetëra e qindra shkrime nga media të ndryshme evropiane e botërore që vendin e paraqesin në dritën më të mirë.
Një imazh i mirë për vendin në botë vlerësohet me shumë peshë për Kosovën. Dhe pa diasporën, që vendit ia ka dhënë shumicën e lojtarëve, kjo reklamë do të ishte e pamundur.
“Ekipi i futbollit, lojtarët që i kemi, po na i gëzojnë zemrat. Unë kam shumë emocione sa herë që jam në stadium, sa herë që e shikoj Kosovën”, thotë Albert Bunjaki, i vlerësuar gjerësisht si njeriu që ka vënë themelet e Përfaqësueses aktuale të Kosovës.
Bunjaki në vitin 2009 e mori postin e përzgjedhësit, ndërsa në post qëndroi deri në tetor të vitit 2017. Përfaqësuesja ka kaluar faza të shumta, disa shumë të vështira e sfiduese në kohën e Bunjakit si seleksionues, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










