Kosova
Dialogu në Bruksel, nuk formohet komisioni për të pagjeturit

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka fajësuar palën serbe për dështimin e formimit të komisionit për të pagjeturit në raundin e radhës të bisedimeve të zhvilluara sot në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut, përcjell albinfo.ch.
Ai në konferencën për media të mbajtur pas takimeve ka treguar mbi detajet e diskutimeve. Bislimi tha se për sot ishte planifikuar themelimi i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur me forcë dhe mbajtja e një takimi tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia duhet të dilnin me propozime konkrete.
“Në pikën e parë, fatkeqësisht nuk arritëm që ta kryejmë misionin tonë, pra themelimin e Komisionit për personat e pagjetur, për arsye se me gjasë Serbia është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës të cilën e kemi përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se ata duan që edhe njëherë të ndërhyjnë në dokument, gjë që nuk është pranuar as nga Brukseli as nga pala jonë. Këtu kemi parë pak a shumë edhe njëfarë mos harmonie në ekipin serb, ku si duket dikush ka dashur që ne sot ta themelojmë (komisionin) por pjesa tjetër ka bllokuar”, ka thënë Bislimi.
Bislimi theksoi se kanë kërkuar që Serbia të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, raporton KosovaPress.
“Në mënyrë që të ecim tutje me zbatimin e Marrëveshjes Bazike, Kosova dha tri propozimet e veta. Këto propozime i kishim bërë me sigurimin që nenet 1 deri në 4 të jenë të përfshira të Marrëveshjes Bazike, sepse kështu garantohet plotësimi i një neni të aneksit që thotë se palët dakordohen apo përkushtohen për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike. Ndërkohë Serbia ka refuzuar të jep propozime konkrete. Pozicioni i Serbisë mund të përkthehet thjesht, së pari asociacioni, që nënkupton në fakt që Serbia është tërhequr nga Marrëveshja Bazike ose refuzon të diskutojë Marrëveshjen Bazike”, tha Bislimi.
Bislimi tha se gjatë takimit u diskutua edhe për bllokimin e shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës, të cilën e ka ndërprerë pala serbe. “Pala serbe mendon që ne nuk duhet të kujdesemi për fermerët në Luginë dhe nuk duhet të sigurojmë që ata i marrin këto fonde”, tha ai.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë