Kosova
Dialogu, BE-ja nuk ka ndonjë datë për takimin e radhës në Bruksel
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk dëshiron të komentojë mbi spekulimet se një dialog i nivelit të lartë mund të zhvillohet së shpejti.
“Së pari, ne kurrë nuk komentojmë ndonjë spekulim dhe së dyti, nuk ka asnjë njoftim që mund të bëj për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel, i pyetur për të komentuar spekulimet se mund të ishte arritur një pajtim për takim të nivelit të lartë politik, në kuadër të dialogut.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Në fund të qershorit, Kurti paraqiti disa kushte për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë politik. Një prej tyre ishte që Serbia të tërhiqte një letër që i dërgoi Brukselit vitin e kaluar, përmes së cilës shprehu rezerva lidhur me Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kuri po ashtu kërkoi dorëzimin e Radoiçiqit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe të Aneksit të Zbatimit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha dje se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të nisë me një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti ka thënë se sa i përket dialogut, kërkesat e Kosovës mbeten të njëjta, duke nisur nga dorëzimi i kryeterroristit Radoiçiq.
Ne po presim Komisionin e ri Evropian që të fillojë me dinamikë të re dhe për këtë arsye jemi optimist. Insistojmë që të dorëzohet kryekrimineli Radoiçiq që na e vrau heroin Afrim Bunjaku, por edhe grupi i tij paramilitar, të cilët tashmë ndodhen në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit në Kosovës.
Kërkojmë të tërhiqet letra e ish-kryeministres Bërnabiq dhe Marrëveshja Bazike dhe aneksi i 18 marsit të nënshkruhen, si garanci ligjore dhe dëshmi e palëkundur e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit në mes palëve. Dialogu ka pasur sukses dhe suksesi është Marrëveshja Bazike dhe aneksi i Zbatimit”, tha Kurti të martën.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










