Lajme
Diagnostikimi i sëmundjeve nëpërmjet zërit
Ekspertët e kanë ditur prej kohësh se zëri i një personi mund të japë informacione të rëndësishme për shëndetin emocional, fizik dhe mendor. Tashmë, një projekt i financuar nga Qeveria amerikane po mbledh dhe po analizon zërat e mijëra personave, si dhe po përdor inteligjencën artificiale për të diagnostikuar sëmundjet.
Mjekja Yael Bensoussan po ekzaminon kordat zanore të një pacienti.
Në Qendrën Mjekësore për Zërin në Universitetin e Floridës Jugore trajtohen pacientë me një gamë të gjerë çrregullimesh zanore, si p.sh. në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes, me çrregullime zëri apo edhe në gëlltitje.
Rishtazi, ajo po ndihmon në drejtimin e një projekti për të krijuar një bankë të dhënash me 30 mijë regjistrime zërash njerëzorë, dhe për t’i përgatitur kompjuterët që të pikasin sëmundjet nëpërmjet ndryshimeve në zërin e njeriut.
“Nuk është vetëm për mbledhjen e këtyre të dhënave, por edhe për të hartuar udhëzimet se si do të ndahen këto të dhëna, si duhet të mblidhen këto të dhëna, dhe si t’i përdorim ato në të ardhmen për punë kërkimore në fushën e inteligjencës artificiale”, thotë zonja Bensoussan.
Ajo punon me një ekip prej 45 hulumtuesish nga 12 vende të ndryshme në Amerikën e Veriut dhe me një kompani të re në Evropë.
Ata studiojnë mostrat e zërave për t’i ndihmuar të pikasin sëmundje, si Parkinsonin, kancerin, dhe çrregullime si ngrirja e kordave të zërit.
Ekipi studion gjithashtu çrregullimet emocionale, si depresionin dhe ankthin.
“Pra, kur dikush është në depresion, ka mërzitje dhe ankth, sigurisht që ndryshon edhe e folura”, thotë zonja Bensoussan.
Studimi është një ndër katër studimet për mbledhje të dhënash të financuara nga programi për inteligjencën artificiale të Institutit Kombëtar të Shëndetit, që synon të përdorë inteligjencën artificiale për të trajtuar sfida komplekse bio-mjekësore.
“Kuptuan se kemi një hendek të madh mes teknologjisë që kemi të disponueshme, njohurive klinike dhe mjeteve që përdorim për kujdesin klinik nëpër spitale”, thotë mjekja.
Gjatë studimit duhet ruajtur privatësia e pjesëmarrësve.
“Duhet të mendojmë për rregullat etike që shoqërojnë mbledhjen e zërave të njerëzve. Dhe se si do të ruajmë privatësinë”, thotë Grace Peng, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit./voa
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











