albinfo.ch
Zhvillim
Dhurata nga Cyrihu për shtëpitë e pleqve në Kosovë
Shoqata ka dërguar veshmbathje në dy shtëpi pleqsh në Kosovë, në Skenderaj dhe në Gurrakoc, Istog
Para rreth një muaji, albinfo.ch ka shkruar për planifikimin e dy aksioneve për ndihmë Kosovës, të iniciuara nga shoqata “Dora e Vendlindjes” me seli në Cyrih. Bëhet fjalë për një sasi veshmbathjesh për banorët e shtëpive të pleqve në Kosovë dhe për libra nga Zvicra të destinuara për disa biblioteka kosovare.
Siç bën të ditur kjo shoqatë për albinfo.ch, ditë më parë këto aksione janë finalizuar me sukses.
Shoqata ka dërguar veshmbathje në dy shtëpi pleqsh në Kosovë, në Skenderaj dhe në Gurrakoc, Istog.
Pranimin e 20 pakove me veshmbathje në Gurrakoc-Istog e ka bërë Lorenc Gegaj, menaxher në e Shtëpinë e Komunitetit në këtë fshat ndërsa në Skenderaj, Zaim Mehmeti, menaxher në Shtëpinë e Komunitetit në Skenderaj. Drejtuesit e të dy shtëpive, edhe në emrin e banuesve të tyre, kanë shprehur mirënjohje për bamirësit nga Zvicra. „Ky gjest human është shumë i rëndësishëm për ne meqë lidhet edhe me përvjetorin e 7 të Pavarësisë së Kosovës, që ka edhe simbolikën e vet”, ka thënë Gegaj.
Ndërsa librat e dhuruar nga Zvicra, në Mitrovicë i ka pranuar drejtori i shkollës „Abdullah Shabani”, Haki Shyti. Ai, në mënyrë simbolike i ka dhuruar disa libra Erjon Zeqirit, djaloshit 11 vjeç, që është bërë i njohur shkrimtar dhe lexues i pasionuar.
Librat tjerë shpërndahen në 7 shkolla në komunën e Mitrovicës nga Haki Shyti në emër të shoqatës DEV.
Ndërsa një numër librash i janë dhuruar edhe kolegjit „Mehmet Akif” në Lipjan. Ato i ka pranuar prof. Kenan Tahiraga i cili i ka vendosur në Bibliotekën e kësaj shkolle. Është me rëndësi të theksohet se një numër nxënësish të kësaj shkolle vijnë nga Zvicra. Kështu, librat e ardhur nga Cyrihu, pritet t`i lexojnë edhe Bardhi, Behari dhe Auroni, nxënës të kësaj shkolle të cilët janë të lindur në Cyrih ndërsa tani janë duke ndjekur mësimet në kolegjin „Mehmet Akif” në Lipjan, Kosovë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve Shoqata Kulturore Dora d’Istria në bashkëpunim me LSHB fton palët e interesuara të marrin pjesë në...
-
Vjedhje e rëndë në Klinë, hajnat marrin mijëra franga zvicerane
-
Fluks udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët kthehen pas pushimeve verore
-
Kori i Filharmonisë debuton në Gjermani me program ndërkulturor
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten