Lajme
Dhunë e tmershme në Montreux
Sipas burimeve të albinfo.ch, të rinj shqiptarë nga Maqedonia janë po ashtu të implikuar në dhunën e tmerrshme në Montreux
Mediet e Zvicrës romande kanë raportuar për dy skenarë dhune të tmerrshme që kanë ndodhur në qytetin e Montreux, ku ka adoleshentë të lënduar seriozisht si dhe arrestime të të rinjve me prejardhje nga Ballkani.
Rasti i parë thuhet të ketë ndodhur të premten në mbrëmje, kur për aryse tërësisht banale, në qendër të qytetit, një adoleshent nga Bex (VD) ka marrë plagë të rënda me thikë në qafë dhe në gjoks dhe një shok i tij në shpatullë nga dy të rinj të tërbuar.
Prindërit e adoleshentit të lënduar shprehin indinjatën si dhe revoltën e tyre ndaj dhunës që ka pësuar djali i tyre 17-vjeçar.
Rasti tjetër ka ndodhur të nesërmen, në tregun e mbuluar të qytetit, ku tre persona janë therur po ashtu me thikë.
Burime anonime të albinfo.ch njoftojnë se në grupet e involvuara në këta skenarë dhune gjenden edhe pjesëtarë të rinj zviceran-shqiptarë nga Maqedonia që jetojnë në Montreux dhe rrethinë. Njëri prej tyre thuhet të jetë shtrirë në spital pas lëndimeve të marra më ditën e shtunë.
Rajoni i Riviera-Chablais që përmbledh qytetet Vevey, Montreux dhe Villeneuve ka një numër të rëndësishëm të shqiptarëve nga Maqedonia.
Nga burime të albinfo.ch mësohet se në këto lokalitete ekzistojnë banda të ndryshme të përziera dhe ku ka mjaft të rinj shqiptarë nga Maqedonia që janë shpeshherë të implikuar në skenarë dhune. Nën ndikimin e alkoolit si dhe të kanabisit, të rinjtë, shpeshherë të dështuar në futjen e tyre në jetën profesionale, enden rrugëve si dhe shesheve deri në orët e vona.
Jo më larg se në një week-end të para ca ditëve raportohet se dy banda shqiptare janë përleshur mes tyre, me një dhunë të shfrenuar në dalje të një diskoteke.
Duhet po ashtu të konstatohet se organizimi i shqiptarëve në këtë pjesë të Zvicrës romande është thjeshtë joekzistues. Nuk egziston asnjë shoqatë shqiptare në Vevey apo Montreux.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












