Lajme
Dhuna kundër fëmijës i ndryshon gjenet e tij
Disa çrregullime psikike janë rezultat i një mutacioni gjenetik, i shkaktuar nga dhuna e zhvilluar kundër fëmijëve, pohon një studim.
Kur bëhesh një herë viktimë, je gjithmonë viktimë, vërteton shkencërisht hulumtimi i kryer në Fakultetin e Mjekësisë (Universiteti i Gjenevës) dhe në Spitalin universitar të qytetit. Ky studim tregon se faktorët gjenetikë dhe mjedisorë mund të zhvillojnë disa çrregullime të caktuara të sjelljes.
Menaxhimi i stresit shpërqendrohet
Kur një person është viktimë e dhunës gjatë fëmijërisë, ai ndryshon rregulloren e gjeneve të tij. Dhe ky ndryshim ndikon në shpërqendrimin e menaxhimit të stresit te një person i rritur. Gjë që mund të provokojë zhvillimin e një psikopatologjie.
“Është një fakt i trishtuar kur konstatojmë se shumica e viktimave të dhunës gjatë fëmijërisë janë femra (90%), ato vazhdojnë të vuajnë nga çrregullimet psikike dhe nga dhuna edhe në moshën e rritur, thotë profesori Alain Malafosse, shef i hulumtimit të Universitetit të Gjenevës. Këto psiko-patologji karakterizohen nga pamundësia që të ketë lidhje të qëndrueshme dhe të shëndosha me të tjerët. Dhe ky viktimizim mund të trashëgohet fatkeqësisht brez pas brezi.
“Rrahja e një fëmije pengon menaxhimin e jetës së tij emocionale dhe e çon në një përçarje të jetës së tij të brendshme. Duke u rritur, kjo do të shkaktojë tek ai ankth dhe acarim të brendshëm. Dhe, kjo dukuri shpërqendron dhe turbullon sjelljet e tij”, tregon Olivier Bonard, psikiatër në Lozanë.
* Studim i publikuar në revistën «Translational Psychiatry».
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











