Tematike
Dhuna familjare vjen duke u rritur
Më së shumti akte të kësaj dhune ndodhin të dielave në mbrëmje. Gratë me prejardhje të huaj janë 4 herë e gjysmë më shpesh viktima se sa ato zvicerane
Në Zvicër është regjistruar një shtim i dhunës familjare. Në krahasim me periudhën 2009-2013, në vitin e fundit ka pasur një shtim prej 5.9 për qind të rasteve të dhunës së kësaj kategorie. Numri i akteve të dhunës familjare gjatë vitit 2013 ka qenë afër 9400, tri të katërtat e viktimave të së cilës kanë qenë vajzat dhe gratë.
Siç merret vesh ga të dhënat e Entit Federal për Statistikë (BFS) më së shumti akte të kësaj dhune ndodhin të dielave në mbrëmje. Në “vendin e dytë” për nga numri i rasteve të dhunës është e shtuna.
Policitë kantonale gjatë vitit 2013 kanë regjistruar 16495 vepra të kryera penale dhe 9381 viktima të dhunës familjare. Një e katërta e veprave penale kryhen nga persona recidivistë. Susane Peter nga organizata e shtëpive për strehimin e grave në Zvicër kërkon një strategji nacionale në këtë drenim. Ajo thotë se mungojnë resurset për të punuar në parandalim.
Rreth gjysma e akteve penale në familje ndodhin brenda partneritetit aktual, 29% në mesin e ish partnerëve.
Sipas studimit të bazuar mbi të dhënat e anketimit të viktimave të dhunës nga viti 2011, vetëm çdo i pesti rast i dhunës paraqitet në polici.
Nga 8953 të akuzuarit për dhunë shtëpiake kanë qenë 79% meshkuj dhe 21% femra.
Gratë me prejardhje të huaj janë 4 herë e gjysmë më shpesh viktima të dhunës familjare se sa ato zvicerane.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










