Tematike
Dhuna familjare duhet të ndiqet edhe pa pëlqimin e viktimës
Këshilli Federal ka marrë vendim për mbrojtjen më efektive të viktimave të dhunës familjare dhe të “stalking”-ut (ngacmimi përmes telefonit etj.) Me këtë vendim ai ka dërguar për miratim në parlament ndryshimet në Kodin Civil dhe atë penal.
Shkas për këto ndryshime ka qenë dukuria që në shumë raste të dhunës familjare vetë viktimat ndërpresin ndjekjen procedurale të dhunuesve të tyre. Kështu, me ndryshimet që do të bëhen, në të ardhmen procedura në rastet e tilla do të vazhdohet detyrimisht (ex officio) në rastet kur ushtruesi i dhunës edhe më parë ka ushtruar dhunë, përkundër faktit se viktima shprehet për ndërprerjen e procedurës (ndjekjes penale). Këshilli Federal prandaj nuk pranon që vendimi për ndjekje të jetë ekskluzivisht në përgjegjësinë e viktimës. Kështu, autoritetet e ndjekjes, krahas vullnetit të viktimës do të duhet të kenë parasysh edhe rrethanat tjera kur është fjala për ndjekjen e personave të dhunshëm.
Konkretisht, gjykatat që marrin vendim për ndalimin e kontaktit ose kufizimin e lëvizjes në rajon të caktuar për dhunuesin, tash do të mund të vendosin edhe për vënien e prangave elektronike të këmbës ose të dorës ushtruesve në fjalë të dhunës, thuhet në komunikatën e publikuar sot nga Departamenti federal për Drejtësi dhe Polici (EJPD).
Këshilli Federal të mërkurën ka dërguar në parlament për procedim edhe miratimin e “Konventës së Stambollit” të marrëveshje kjo e Këshillit të Evropës. Sipas marrëveshjes bazike në fjalë, dhuna psikike dhe fizike seksuale, “stalking”-u, martesa me detyrim, gjymtimi i organeve gjenitale femërore (synetia e femrave) si dhe abortimi i detyruar dhe sterilizimi i detyruar – të gjitha këto duhet t`i nënshtrohen ndjekjes penale.
Marrëveshja në fjalë përmban në vete po ashtu edhe depozitat lidhur me preventivën dhe mbrojtjen e viktimës. Zvicra e ka nënshkruar këtë marrëveshje në vitin 2013 ndërsa përshtatje të mëtutjeshme juridike nuk paraqiten të nevojshme.
Jetësimi i dispozitave për preventivë dhe mbrojtje të viktimës është në shumicën e rasteve kompetencë e kantoneve. Se a ka nevojë edhe këtu të merren masa individuale, konkrete, sipas EJPD-së, është çështje që kërkon sqarim të mëtutjeshëm. Veç tjerash duhet rishikuar nëse ka hapësira të mjaftueshme për mbrojtjen dhe strehimin e viktimave, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë











