Kosova
Dhoma e Kantoneve voton misionin e Swisscoy-t në Kosovë, edhe për tre vjet
Zvicra po kontribuon në sigurinë e Evropës, tha ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd. Një përshkallëzim në rajon do të rriste migracionin në Zvicër
Ushtria zvicerane duhet të vazhdojë misionin në Kosovë edhe për tre vjet. Të mërkurën, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës votoi në favor të zgjatjes së misionit Swisscoy deri në fund të vitit 2026.
Vendimi u mor sot, me 33 vota pro 2 kundër dhe 2 abstenime, transmeton albinfo.ch. Misioni në Kosovë është ende i nevojshëm për shkak të situatës së brishtë atje, ka thënë Andrea Gmür-Schönenberger (partia Die Mitte) në emër të komisionit këshillues. Tërheqja eventualed nuk do të pritej me mirëkuptim ndërkombëtar.
Zvicra me angazhimin e saj po kontribuon në sigurinë e Evropës, tha ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, shkruan sda.ch. Një përshkallëzim në rajon do të rriste po ashtu shumë presionin e migracionit në Zvicër.
Duke qenë se situata është shumë e brishtë, mund të ketë nevojë për më shumë personel ushtrie, tha Amherd. Prandaj, Dhoma e Kantoneve ka vendosur të kërkoj rritjen e numrit maksimal të mundshëm për edhe 30 pjesëtarë të ushtrisë, përcjell albinfo.ch. Swisscoy aktualisht ka një maksimum prej 195 ushtarësh në Kosovë.
Çështja tani shkon në Dhomën Nacionale të parlamentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













