Shqipëria
Dhoma e Deputetëve miraton marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë e Italisë
Me 155 vota pro, 115 kundër e dy abstenime, Dhoma e Ulët e Parlamentit të Italisë ka ratifikuar marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës zyrtare për ngritjen e dy kampeve të refugjatëve në territorin shqiptar, të cilat do të presin 3000 emigrantë.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa thotë se ligjvënësit kanë qenë thellësisht të ndarë në qëndrime, por në fund marrëveshja e mori miratimin e Dhomës së Deputetëve, ku pas votimit, mazhoranca shpërtheu në duartrokitje.
Projektligji në fjalë tani kalon në Senat. Marrëveshja u firmos në fillim të nëntorit në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ndërsa u bë publike disa ditë më vonë.
Ndonëse ajo u prit me skepticizëm nga ligjvënës opozitarë në të dy vendet, ndërsa ekspertë ligjorë e konsideruan si të rrezikshme shkeljen e parimit ndërkombëtar të ekstra-territorialitetit, pakti ngjalli interesin e disa vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se po e vëzhgonte me interes se si do të implementimet marrëveshja Meloni-Rama për hapjen e qendrave të pritjes së refugjatëve në Gjadër dhe shtoi se ujdia është hetuar nga Komisioni i BE-së, dhe se është në përputhje me të drejtën evropiane.
Edhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, pohoi se e sheh atë si një model të mundshëm për Europën, duke theksuar “se një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”./TCH
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












