Bota
Dhjetëra refugjatë të vdekur gjenden në kamionin frigorifer!
Zyrtarët e larte policorë në konferencën e mbajtur për medie kanë folur për shifrat në mes të 20 dhe 50 kufomash të gjetura në kamionin frigorifer. Kjo makinë me targa hungareze është pronë e një firme për përpunimin e mishit të shpezëve, në Sllovaki.
Policia ende nuk mund të konfirmojë shkakun e vdekjes ë refugjatëve të gjetur në kamion.
———–
Sot në Austri, në një makinë, kamion frigorifer që dyshohet të jetë pronë e trafikantëve me qenie njerëzore janë gjetur një numër i madh kufomash të refugjatëve.
Sipas raportimeve te medieve të atjeshme bëhet fjalë për pesëdhjetë kufoma! Por autoritetet deri në këtë moment nuk e kanë bërë konfirmimin e këtij numri.
Ministria e Punëve të Brendshme do të japë së shpejti më shumë informacione përmes një konference për shtyp, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë ministrja e brendshme austriake, duke folur për këtë tragjedi e ka quajtur ditën e sotme “një ditë të errët për Austrinë”
Makina në të cilën janë gjetur trupat e pajetë të refugjatëve ishte duke qëndruar në pjesën për pushim përgjatë autostradës A4, në jug të Vjenës, njofton policia.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











