Lajme
Dhjetëra protestues të arrestuar, mbi 10 policë të lënduar
Përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve - shumë të arrestuar dhe lënduar, situata qetësohet në orët e pasditës
Protesta me moton “Serbia nuk kalon”, e zhvilluar prej orës 13:00 në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë ka rezultuar me dhjetëra protestues të arrestuar, në mesin e tyre edhe deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes..
Policia kosovare kishte intervenuar duke përdorur gaz lotsjellës dhe balona uji për të penguar bllokimin e rrugës Podujevë-Merdar nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje .
Sipas informacioneve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth 69 protestues janë arrestuar nga policia e Kosovës, ndërsa 6 të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Shërbimin e Emergjencës në Prishtinë.
Nga ana tjetër, policia kosovare thotë se gjatë intervenimit për të ndaluar protetsuesit që mos t’i ofrohen pikave kufitare ka hasur ne rezistence nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe gjësende tjera te metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani 10 policë kane pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.
Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë në orët e paasditës edhe në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë duke shpërndarë aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje..
Mediet raportojnë për dhjetëra të arrestuar edhe në këtë pikë kufitare..
Në mesin e të arrestuarve janë edhe deputet të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe dhe Liburn Aliu, por edhe disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje..
Sipas medieve në Prishtinë, gjatë ditës së sotme lëvizja e lirë e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si ne Merdare dhe tek Dheu i Bardh.
Gjate ditës kane hyre automjete te ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra te cilat kane kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit.
14:20 – Vetëvendosje: Protestuesit e parë arrijnë në kufi, pengesa të shumta nga policia
(E plotësuar) – Si raporton KTV-ja, aktivistët e “Vetëvendosjes”, në rrugëtimin e tyre drejt pikës kufitare në Merdarë, janë ndaluar disa herë gjatë rrugës dhe të gjitha automjetet e tyre janë kontrolluar. Policia iu ka konfiskuar këtyre aktivistëve të gjitha gjërat që ata kishin me vete si batanijet, tendat etj. Disa nga aktivistët kanë refuzuar t’iu jepnin ato policisë, duke kërkuar urdhër me shkrim për konfiskimin e gjërave të tyre personale, ngase, siç kanë thënë ata, nuk është e jashtëligjshme bartja e batanijeve. Në shenjë revolte disa nga ta kanë zhveshur edhe rrobat dhe iu kanë ofruar policëve.
Sipas raporteve të radios në gjuhën serbe nga Graçanica, forcat policore kanë ndaluar para kthesës për në Podujevë rreth 500 pjesëtarë të Vetëvendosjes, të cilët ishin duke shkuar në pikëkalimin në Merdarë. Sipas kësaj radioje, ndërmjet policëve dhe pjesëtarëve të VV ka edhe fërkime të vogla.
Thuhet se policia kohë pas kohe përdorë të ashtuquajturin biber sprej, kurse protestuesit iu kthejnë policëve me topa bore dhe gurë.
Raportohet se momentalisht trafiku është ndërprerë në të dy anët e rrugës që çon për në Merdarë.
Në pikën kufitare Merdarë nuk ka tollovi por aty ka forca të shtuara policore në mesin e të cilave edhe pjesëtarë të policisë speciale.
Njësitë speciale kanë vendosur një punkt shtesë kontrollues në udhëkryqin që është disa metra larg vendkalimit për Dheu i Bardhë.
Njësitë e armatosura me pushkë automatike gjenden te vendkalimi dhe përreth tij, ndërsa në objekte janë vendosur pjesëtarë të policës speciale.
Në këtë zonë që nga mëngjesi gjenden edhe disa xhipa të KFOR-it amerikan.
Në këtë pikë, që nga mëngjesi e deri tashti këtu kanë kaluar vetëm dy kamionë me targa të Serbisë, por nën përcjellje të policisë.
13:05 -Vetëvendosje: Protestuesit e parë arrijnë në kufi, pengesa të shumta nga policia
Aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje” janë nisur sot për të bllokuar në mënyrë paqësore, siç thonë ata, hyrjen e Serbisë në Kosovë. Autobusët e organizuar janë nisur nga çdo qytet i Kosovës, nga Tirana, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga. Gjithashtu, shumë qytetarë janë nisur me makinat e veta, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.
Më tutje theksohet se përkundër ndalesave të shumta dhe punkteve të shpeshta të Policisë së Kosovës, aktivistet e parë kanë arritur në afërsi te pika kufitare Dheu i Bardhë. Aktivistët janë ende duke kaluar kontrollet e mëdha të PK-së në magjistralen Prishtinë-Besianë, pika kufitare e Merdarës.
Sipas Vetëvendosjes, nga ora 11:30 policia ka filluar të ndalojë qytetarët. Në magjistralen Prishtinë-Besianë drejtë pikës së Merdarës aktivistët janë ndaluar për legjitimim. Qëllimi i ndaljeve është që ta vështirësojë udhëtimin dhe t’i vonojë aktivistët në protestën e paraparë për të filluar në orën 13, vlerësohet nga lëvizja.
Mbështetësit e Vetëvendosjes nga Shqipëria gjithashtu janë ndaluar në kufirin e Morinit nga Dogana e Kosovës, me pretekst se është prishur sistemi. Edhe mbështetësit nga Tetova janë ndaluar në kufi, tek pika e Glloboqicës nga autoritet e Maqedonisë. “Presim që autoritetet kufitare t’i lëshojnë qytetarët duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore “Serbia nuk kalon!”.
“Vetëvendosje” dënon cenimin e së drejtës së lirisë për të protestuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme. I bëjmë thirrje PK-së që të mbrojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet”, thuhet në fund të kësaj komunikate.
12:17 – “Vetëvendosje” drejt kufirit, bllokohen autobusët nga Shqipëria.
Morin, 14 janar – Deputetë dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar nisjen e organizuar drejt pikave kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.
Pak pas orës 11 nga selia e Vetëvendosjes në Prishtinë u nis drejt Merdarës edhe lideri i saj, Albin Kurti, bashkë me deputetë dhe anëtarë të kryesisë. Protesta pritet të nisë në orën 13, siç është njoftuar gjatë ditëve të fundit nga lëvizja Vetëvendosje. Krerët e saj i kanë ftuar shqiptarët nga e gjithë Kosova, por edhe nga vendet fqinje – Shqipëria e Maqedonia, që të bashkohen në pikat kufitare, ku, siç thonë ata, do të jetë një protestë paqësore për të bllokuar mallrat serbe.
Ata thanë se Policia e Kosovës i ka këshilluar që të afrohen jo më shumë se 100 metra larg pikës kufitare në Merdarë, që përbën si duket edhe kufirin e fundit për vendndodhjen e protestës.
Ajo çfarë policia ka lënë të kuptohet është se nuk do të tolerojë bllokimin e rrugës, për të cilën lëvizja ka thënë se do të bllokojë vetëm mallrat serbe dhe jo lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Në Morin janë bllokuar autobusët me përkrahës të Vetëvendosjes që donin të vinin në Kosovë për të ndihmuar atë në bllokimin e pikave kufitare me Serbinë .
Një përkrahës i Vetëvendosjes ka thënë për Top Channel se arsyetimi ishte për pengesa në sistemin kompjuterik, por ata sipas të gjitha gjasave nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë . (mediat Kosovare)
Foto reportazh: Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e mallrave serbe
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











