Bota
Dhjetë të vrarë pas një sulmi në një shkollë të mesme në Teksas
Mësohet se shumica e viktimave janë nxënës, por mes tyre ka edhe mësues
Të paktën dhjetë persona humbën jetën si pasojë e një sulmi të armatosur ndaj një shkolle të mesme në Teksas, masakra e radhës në klasat amerikane.
Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme “Santa Fe” në qytetin me të njëjtin emër, ku një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe hapi zjarr ndaj nxënësve. Mësohet se, pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri me policinë, agresori u prangos, përcjell albinfo.ch.
Zyra e sherifit të zonës konfirmoi numrin e viktimave dhe tha gjithashtu se i plagosur nga mbetur një oficer policie. Presidenti i Amerikës, Donald Trump shprehur ngushëllimet e tij për viktimat, në fillim të një konference që përkoi me masakrën.
Mësohet se shumica e viktimave janë nxënës, por mes tyre ka edhe mësues. Autoritetet thanë se, veç të dyshuarit kryesor, është ndaluar edhe një person i dytë që dyshohet se mund të ketë qenë bashkëpunëtor.
Policia e Teksasit u tregua e kursyer me detajet, por mediat lokale thanë se agresori është një nxënës i shkollës. Sulmi makabër u krye në fillim të ditës së mësimit në shkollë “Santa Fe”, sapo një pjesë e nxënësve kishte mbaruar një seancë stërvitore në rast zjarri apo sulmi në shkollë.
Mediat spekulojnë se agresori mund të ketë zgjedhur me dashje pikërisht këtë moment. Nuk ka dyshim që masakra e radhës do të ashpërsojë edhe më shumë debatin e zjarrtë për armët në SHBA dhe jo pa të drejtë.
Ky është sulmi i tretë gjatë shtatë ditëve të fundit dhe i 22-ti në shkollat amerikane që prej fillimit të vitit në SHBA.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









