Lajme
Dhjetë të hospitalizuar me COVID-19 në Kosovë, katër në gjendje të rëndë
Dhjetë persona janë të hospitalizuar me COVID-19 në Klinikën Infektive në QKUK, ndërsa katër prej tyre janë në gjendje më të rënduar, është njoftuar në raportin e QKUK-së.
Gjashtë nga të hospitalizuarit janë në gjendje stabile, dy janë me oksigjenoterapi e dy në mjekim intensiv.
Në klinikë po ashtu janë edhe pesë pacientë që po trajtohen, e që janë negativ në testin për COVID-19.
Që nga 13 marsi, kur janë paraqitur rastet e para, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në 978, ai i të shëruarve 713, derisa 29 kanë vdekur, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











