Futboll
Dhjetë skuadra shqiptare, në arenën evropiane
Tani janë plot 10 skuadra shqiptare që marrin pjesë në turin e parë kualifikues në arenën europiane (Champions League dhe Conference League), teksa kërkojnë një biletë për në raundin pasardhës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se me përjashtim të Shkupit, që triumfoi me rezultatin 0-5 në transfertë, duke hipotekuar kualifikimin, gjithçka duket e hapur në duelet e tjera.
Ndërkohë sa i përket axhendës së sfidave të kthimit. Të martën e 18 korrikut në fushë do të zbresin Struga e Shpëtim Duros, që do të ketë përballë Zalgirisin e Lituanisë, duke filluar nga ora 17:00, ndërkohë që në orën 20:00, Partizani do të luajë duelin e kthimit në Hungari ndaj BATE Borisov. Të dyja skuadrat shqiptare do të luajnë shanset e tyre në Champions, ndërkohë të mërkurën e 19 korrikut, do të jetë radha e Ballkanit të Ilir Dajës, që pas triumfit 2-0, në duelin e parë në Prishtinë, do të kërkojë të menaxhojë epërsinë, për të siguruar kualifikimin. Teksa të enjte e 20 korrikut do të zbresin në fushë edhe 7 skuadrat e tjera shqiptare, në duelet e kthimit të Ligës së Konferencës, duke filluar me Dukagjinin e Dallkut, në orën 17:00, për të vijuar me Tiranën në orën 19:00, më pas në orën 20:00 do të luajnë Egnatia dhe Gjilani, teksa në orën 20:45 do të jetë radha e Vllaznisë dhe Shkëndijas, dueli më i vonët, është ai i orës 21:00, Shkupi-Hegelman.
18.07.2023Struga-Zalgiris 17:00 (0-0)
BATE-Partizani 20:00 (1-1)19.07.2023
Ludogorets-Ballkani 20:00 (0-2)20.07.2023
Europa-Dukagjini 17:00 (1-2)Dinamo Batumi-Tirana 19:00 (1-1)
Egnatia-Ararat Armenia 20:00 (1-1)Gjilani-Progres 20:00 (2-2)
Haverfjordest-Shkëndija 20:45 (0-1)Vllaznia-Linfield20:45 (1-3)
Shkupi-Hegelmann 21:00 (5-0)
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











