Kosova
Dhjetë kompani nga Kosova prezantohen në panairin “TUTTOFOOD 2023” në Itali
Prodhimet e dhjetë kompanive nga Kosova janë duke u prezantuar në panairin “TUTTOFOOD” që po mbahet në Milano të Italisë nga data 8 maj, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 112 m2 për pjesëmarrjen e kompanive kosovare në këtë panair.
Hit-Flores, Fruton, Newco Minex L.L.C., EGI Group, Happy, Frutex L.L.C, Fluidi Group L.L.C., Royal Paper Cups LLC, Fungo dhe Agro-Florentina janë kompanitë vendëse që po i promovojnë produktet e tyre para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.
Ato po i promovojnë produktet e ngrira dhe të thata nga frutat dhe perimet, produktet nga industria përpunuese ushqimore nga pemët dhe perimet, produktet nga industria përpunuese konditorike, vaj luledielli, lëngje frutash, pije energjike, fruta mali dhe bimë mjekuese aromatike, detergjent, letër e lagur, gota të letrës, qese plastike etj.
Shtandi i Kosovës gjendet në: Hall 1, me numër stende D25-E32.
Panairi “TUTTOFOOD 2023” mbahet deri më 11 maj 2023.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










