Gjuha
Dhimbje e solidaritet për Shqipërinë tonë të pikëlluar
Në shkollat shqipe në Zvicër, të mërkurën e pasdites është zhvilluar një orë e veçantë mësimore, ku spikati dhimbja dhe solidariteti me Shqipërinë tonë të pikëlluar nga pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit ’19

Të gjithë jemi të tronditur! Mu në prag të festës më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Përgatitjet me nxënës pritnin orën e kremtimit kombëtar tradicional. Në vend të buzëqeshjes u tronditem në shpirt dhe mendje për numrin i viktimave në Durrës e Thumanë, për njerëz me trauma që nuk kalojnë lehtë, për dëmet tjera ekonomike dhe shoqërore. Respekt! Për të gjithë bujarët shqiptarë në atdhe, në trojet e Ilirisë – Arbërisë, për shqiptarët jashtë atdheut si dhe të miqve tanë ku do nëpër botë, pa kursim u solidarizuan e qëndruan paranë Shqipërisë në këto ditë të vështira nga fatkeqësia natyrore.
Solidariteti i shqiptarëve në Zvicër, vazhdoi edhe në Shkollat Shqipe, me mësuesit/et dhe nxënësit/et e saj. Në organizimin dhe planifikimin e një ore mësimore të detajuar dhe reale të zbatuar në gjuhën shqipe, me fokus Tërmeti në Shqipëri, me synim madhor, t’ iu ofronim nxënësve, një dritare të hapur ndaj atdheut. Dashuria për atdheun dhe tokën tonë është një nga objektivat që ka vetë Shkolla Shqipe. Edukimi atdhetar, si një pjesë tjetër e programit që ne ndjekim është një nga objektivat e punës sonë.
Shpreh mirënjohjen time për punën e palodhur e fisnike të kolegeve që me profesionalizëm të përsosur më dërguan punën e nxënë: Mendja më shkon tek puna e përkushtuar dhe e angazhuar më së miri në këtë organizim me veprimtari solidarizuese dhe përkujtimore me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të vetë nxënësve dhe të prindërve e mësueses Idaije Jashari nga Shkolla Shqipe në Bernë, pika shkollore në Ostermundingen (shih fotografitë e nxënësve që dëshmojnë këtë).
Mësuesja Mirela Duka, Bernë pika shkollore në Lorraine (të zgjedhura poezi nga nxënësi Nis Zhubi dhe nxënësja Chiara Xoxi). Mësuesja Florije Xhema nga shkolla shqipe në Basel Land (shih vizatimin e nxënësit Endrit Merovci kl. 3). Mësuesja Lumnije Emini, Gjenevë. Në vazhdim po ua përcjell disa nga punimet nxënësve të shkollës sonë në Jura.
Konstatuam për veprimtarinë mësimore, dhe për befasinë që na dhuruan fëmijët e shkollës sonë. Përfundimi i ngjante një ylberi që ka zbritur në botën e mrekullisë fëmijërore edhe pse të lindur në një vend tjetër që nuk është atdheu. Kudo dashuri, mesazhe, piktura e vizatime të thjeshta, me ide të mençura: Ideja u përçua!
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor