Feja
Dhe vajza juaj, çfarë trashëgon ajo?
Si i qaseni temës së trashëgimisë në familjen tuaj? Kush trashëgon, sa dhe çfarë dhe cilat janë motivet tuaja për të bërë këto zgjedhje . A luajnë rolë rregullat fetare për ju? Dhe nëse po, si i zbatoni ato?

Ne po studiojmë këto çështje si pjesë e një studimi të shkencave shoqërore. Interesi ynë është i dyfishtë: Së pari, do të donim të dinim se si muslimanët në Zvicër zgjidhin çështjet e trashëgimisë dhe çfarë i motivon ata ta bëjnë këtë. Së dyti, ne jemi të interesuar në konfliktet e mundshme që mund të lindin dhe zgjidhjet që familjet gjejnë për t’i zgjidhur ato.
Ne jemi duke kërkuar familje muslimane që jetojnë në Zvicër, të cilët tashmë kanë pasur një rast trashëgimie ose që kanë folur tashmë me familjen e tyre për mënyrën se si do të donin të menaxhonin trashëgiminë e tyre. Ne do të donim të kishim një diskutim me ju për të zbuluar përvojën tuaj dhe mendimin tuaj për këto çështje. Të gjitha intervistat janë anonime dhe dëshmitë tuaja trajtohen në mënyrë konfidenciale.
Ky hulumtim udhëhiqet nga Qendra Zvicerane Islam dhe Shoqëria (Centre Suisse Islam et Société de l’Université/ Schweizerischen Zentrum für Islam und Gesellschaft) e Universitetit të Firbourg-ut. Intervistat mund të bëhen në frëngjisht ose në gjermanisht.Nëse jeni të interesuar për këtë temë dhe doni të merrni pjesë për të dhënë zërin tuaj, ju lutemi të na kontaktoni me email: [email protected] (gjermanisht), ose [email protected] (frëngjisht)
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Gusht 2018
- Ora11:00
- Data e përfundimit13 Tetor 2018 - 11:00
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit