Lajme
DEZA kërkon një këshilltarë/kompani këshillëdhënëse për investimet në Kosovë
DEZA (SDC, Agjencia Federale për Zhvillim dhe Bashkëpunim), Divizioni për Evropën Juglindore/Ballkanin perëndimor, përmes një shpalljeje publike kërkon një këshilltar ose kompani këshillëdhënëse në lëmin e investimeve në relacionin Kosovë – diasporë.
Këshilltari/kompania do të jetë në marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me zyrën e DEZA-s për Kosovë (SCO). Ndër detyrat e tij do të jenë këshillimi i kompanive potenciale investuese, propozimi i strategjive, mbështetja metodologjike për aplikuesit lokalë, ndihma në krijimin e lidhjeve në mes të përfaqësuesve të diasporës dhe institucioneve kosovare etj.
Ky këshilltar/kompani do të sigurojë mbështetje metodologjike për partnerët kosovarë që në aktivitetet e tyre të sigurojnë zbatimin e barazisë gjinore dhe qeverisjes së mirë.
Këshilltari/kompania do të ketë për detyrë të sjellë metodologjinë dhe mjetet përkatëse për të analizuar sfidat dhe potencialet në marrëdhëniet midis diasporës dhe autoriteteve të Kosovës. Ai duhet të analizojë edhe shkaqet e investimeve të kufizuara dhe të sigurojë shkëmbimin e njohurive nga diaspora në Kosovë.
Detyrë tjetër do të jetë zhvillimi i kontakteve me diasporën në Zvicër dhe rrjetet ekzistuese. Sigurimi i asistencës teknike dhe i mbështetjes për partnerët lokalë do të përshijë transferimin e përvojave më të mira në këtë drejtim, nga Ballkani perëndimor dhe vendet tjera. Këshilltari/kompania këshillëdhënëse po ashtu do të bëjë monitorimin e progresit në zbatimin e strategjive të zgjedhura dhe të ndërhyrjeve dhe do të këshillojë SDC nëse është e nevojshme.
Gjuhë e komunikimit me DEZA (SDC), përfshirë edhe aplikimin për këtë pozicion si dhe raportet tremujore dhe ai vjetor me shkrim, do të jetë anglishtja.
Pyetjet (vetëm me shkrim) rreth aplikimit pranohen deri më 04.04. 2011, ndërsa pranimi i dokumenteve për aplikim bëhet deri më 04.05.2011.
Shpallja me tekstin e plotë dhe informatat plotësuese në gjuhën angleze mund të gjendet në webfaqen (www.simap.ch) apo në linqet që vijojnë:
http://www.deza.admin.ch/de/Home/Die_DEZA/DEZA_als_Auftraggeber/Ausschreibungen_Offertstellung (gjermanisht)
http://www.deza.admin.ch/fr/Accueil/La_DDC/La_DDC_en_tant_que_mandant/Publication_des_appels_d_offres_et_soumissions (frengjisht)
http://www.deza.admin.ch/en/Home/About_SDC/Invitations_to_tender/Current_tenders_bid_submission (anglisht)
(Data e publikimit të tenderit: 25.03.2011, No. 612457, Invitation to tender Service ” Mandate for the provision of advisory services to the Kosovar implementing partners of the Diaspora for Development (DfD) Project “. The DfD Project aims at the diaspora investing resources in social and economic initiatives in Kosovo. Dienst Aufträge, Beschaffung und SAP )
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













