Fotolajmi
“Deutsche Bank” mbyll rreth 200 filiale në Gjermani
“Deutsche Bank” planifikon të mbyllë rreth 200 filiale në Gjermani, për shkak të futjes së masave për të zvogëluar shpenzimet, duke afruar më shumë shërbime online bankare për konsumatorët.
Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të bankës gjermane, më shumë se një e katërta e degëve, ose 188 nga 723, do të mbyllen ose do të bashkohen në vende më të mëdha. Më së shumti është goditur shteti gjerman North Rhine Westphalia.
Ky veprim është pjesë e planeve që kanë për qëllim uljen e kostove në operacionet e “Deutsche Bank”, aksionet e të cilëve kanë rënë ndjeshëm që nga fillimi i këtij viti dhe vlera e tregut e të cilit është reduktuar në rreth 18 miliardë dollarë.
Kreu i Departamentit për punë me klientët privatë dhe komercialë të Deutsche Bank, Christian Seving, tha se duke mbyllur degët do të përqendrohen te klientët me shërbime bankare online dhe se banka do të investojë 750 milionë euro në ofertat digjitale deri në vitin 2020.
Në qershor banka gjermane njoftoi se ka ndërmend të shkurtojë rreth 3,000 vende pune në Gjermani, nga të cilat 2,500 do të zbatohen për departamentet që merren me klientët privatë dhe komercialë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











