Kosova
Detajet e organizimit të manifestimeve “Ditët e Diasporës”
Koncerti do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë me fillim në orën 19:00
Edhe këtë vit Ministria e Diasporës e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për aktivitetet “Ditët e Diasporës”, të cilat nisin më 20 korrik.
Elis Badalli, këshillëtar i ministrit Dardan Gashi, tha për Radio Kosovën se më 1 gusht do të mbahet manifestimi qendror, ku është organizuar një koncert i përgjithshëm për mërgatën në Prishtinë. Koncerti do të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, me fillim në orën 19:00, përcjell albinfo.ch.
“Aktiviteti i parë fillon më 20 korrik, në një shkollë verore me fëmijët nga diaspora, një mësim joformal, ku nxënësit do të mund të shkëmbejnë përvojat e tyre. Më pas aktivitetet do të zhvendosen në Komunën e Prishtinës, me Panairin Tradicional për Diasporën, panair i organizuar çdo vit por këtë radhe në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. Ky panair, i cili do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”, fillon më 24 korrik dhe mbaron më datë 27 korrik. Pas panairit, më 26 korrik do të organizohet Sofra Tradicionale, në të cilën do të performojnë edhe ansamble të ndryshme, grupe folklorike, ku do të gërshetohet gjithçka tradicionale. Në këtë sofër prezente do të jenë edhe bizneset me produktet e tyre vendore”.
Po ashtu edhe Ministria e Arsimit e Kosovës çdo vit organizon seminarin e saj tradicional në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë, i cili këtë vit do të mbahet në Prizren.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i ministrisë, Valmir Gashi. Sipas tij, në këtë seminar, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 3 gusht, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, të rëndësishme për mësimdhënësit shqiptarë në mërgatë.
“Numri i pjesëmarrësve që e kanë konfirmuar ardhjen i ka tejkaluar pritjet, mund të jenë diku mbi 130 mësimdhënës shqiptarë në diasporë. Nuk po flasim vetëm për Kosovën, por në përgjithësi për mësimdhënës shqiptarë, nga të gjitha trevat tona që punojnë me nxënësit tanë në diasporë”.
Ndërkaq më datë 1 gusht, ashtu siç e parasheh edhe Ligji për Diasporën, mbahet manifestimi qendror, ku është paraparë një koncert i përgjithshëm për mërgatën në Prishtinë. Koncerti do të mbahet në Sheshin Skenderbeu në Prishtinë me fillim në orën 19:00.
“Ditët e Diasporës” zyrtarisht do të mbyllen më 2 gusht ku bëhet edhe ndarja e çmimeve, Mërgimtari i Vitit, por nuk do të thotë që aktivitetet ndalen, pasi ato do të vazhdojnë deri në fund të muajit gusht.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











